Fjalori

Rezultate në përkufizime për “beta”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALUMINË
ARASHKË

ARÁSHK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT krahin., bot. (lat. Beta vulgaris) Bimë barishtore një- e dyvjeçare, me rrënjëtrashë dhe me ngjyrëkuqeerrët, të bardhë ose të verdhë dhe me lulevogla e të gjelbra; panxhari i sheqerit, panxhari i bardhë, panxhari i kuq, panxhari gjethor, lakra zvicerane. Arashka sheqeri. Arashkë e egër.
Sin.: panxhari, panxharsheqeri, rrepa.

BETA

BÉTA f., palak. 1. Emri i shkronjësdytëalfabetit grek (β).
2. spec. Përdoret si simbolmatematikë, në astronomi e në fizikë për të shënuardytin kënd, të dytin yll, një lloj rrezesh, grimcash etj. në vargun e emërtimittyre. Rrezet beta (fiz.) rrezatim i grimcave beta gjatë shpërbërjes radioaktive. Thërrmija (grimca) beta (fiz.).

DARKAJKË

DARKÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Beta vulgaris craca, rapacea) Rrënja e pazisë.

PANXHAR

PANXHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Beta vulgaris, Beta perennis, Beta sylvestris) Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethemëdha vezake e në tufë afër rrënjës dhe me një zhardhoktultë, të madh, të rrumbullakët sipër e me majë poshtë, që përmban sheqersasindryshme sipas llojit.

2. Zhardhoku i kësaj bime, prejcilit nxirret sheqer ose që përdoret si ushqim. Panxhar i bardhë. Panxhar i kuq. Panxhari i sheqerit panxharsheqeri. Sallatë me panxhar. Breshkëza e panxharit (zool.).

3. Panxharsheqeri.

4. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje panxhari: Panxhari i bardhë (lat. Beta alba). Panxhari i detit (lat. Beta maritime). Panxhari foragjer (lat. Beta vulgaris crassa). Panxhari gjethe (lat. Beta vulgaris cicla). Panxhari kokërrndarë (lat. Beta lomatogona). Panxhari i kuq (lat. Beta vulgaris hortensis) rrepa e kuqe, rrika e kuqe. Panxhari lulekurorë (lat. Beta corollifera). Panxhari ndërmjetës (lat. Beta intermedia). Panxhari i sallatës (lat. Beta crisente).

PAZI

PAZÍ,~A f., bot. (lat. Beta vulgaris) Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha, që përdoret për të bërë lakror etj. Gjethe pazie. Gjellë me pazi e me mish. Lakror me pazi.
Sin.: bifë, sekull.

SEFKËL

SÉFK/ËL,~LA f., bot. (lat. Beta vulgaris) Perime me gjethe jeshile ose të kuqërremta e me kërcellbardhë, të verdhë ose të kuq, që përdoret për sallatë, supë, lakror etj. Bëri lakror me sefkël. I shtoi sefkël sallatës.

SEKULL

SÉKULL,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Beta vulgaris) Pazi. Lakror me sekull.
Sin.: pazi, bifë.

SESKULL

SESKÚLL,~I m. sh. ~E ~ET bot. (lat. Beta vulgaris) Panxhar; arashkë. Përgatiti një sallatë me seskull.

SHEQER

SHEQÉR,~I m. 1. Substancë e ëmbëltrajtë kristaleshvogla zakonishtbardha e të tretshme lehtë në ujë, që nxirret nga një lloj panxhari ose nga një lloj kallami (sukrozë) dhepërdoret gjerësishtindustrinë ushqimore, sidomospërgatitjen e ëmbëlsirave; kund. zeher. Përftimi i sheqerit. Nuk i hedh sheqer kafesë. Paketimi dhe përpunimi i sheqerit. Një lugë sheqer. Sheqer për diabetikët. Akullorja kishte shumë sheqer. Liker me përmbajtje sheqeri. Importimi i sheqerit. Ëmbëlsirë pa sheqer. Shurupi i sheqerit.
2. biol. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshmekësaj substance ose mënyrandryshmepërpunimit të saj. Sheqer drusor produkt i përftuar nga përpunimi me ngrohje i drusë që shndërrohetsheqer. Sheqer dytësor lloj sheqeri kristalor me ngjyrë kafeverdhëpërdoretindustrinë përpunuese ushqimore. Sheqer i djegur karamel. Sheqer i kuq sheqer i parafinuar ose i rafinuar pjesërisht. Sheqer i lëngët shurup sheqeri. Kallam sheqeri përdoret si emërtim për një lloj ëmbëlsire me sheqer që ka formën e një kallami pakpërkulur. Mollë sheqeri një lloj ëmbëlsire me mollë e cila vishet me sheqerdjegur.
3. Lëndë organike e ëmbël, që gjendetnektarin e luleve, në tulin e frutave etj.; fruktozë. Sheqeri i fiqve (i rrushit, i mjaltit). Kumbull sheqeri (bot.) një lloj kumbullebën kokrrarrumbullakëta, të verdha e shumëëmbla.
4. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa bimë. Panxhar sheqeri (lat. Beta vulgaris saccharifera, B. vulgaris altissima, B. Vulgaris) panxharsheqeri, rapa, rrepa e sheqerit. Kallam sheqeri (lat. Saccharum officinarum) bimë me origjinë nga Azia, kërcelli i së cilës shërben për të prodhuar sheqer.
5. mjek. Pjesë e dytë e emërtimitpathjeshtë për një sëmundje. Sëmundja e sheqerit sëmundje e shkaktuar nga tepria e glukozës, diabeti.
6. si mb. edhe fig. Që është shumë i ëmbël, mjaltë. Mollët janë sheqer. E ka gojën sheqer.
7. si ndajf. Në një shkallë shumëlartë, shumë; kund. pak. Ishte sheqer i ëmbël. Çarçafët i kishte sheqerbardhë.
Sin.: i ëmbël, mjaltë, fruktozë.
Nuk ra sheqeri në *ujë. E hëngri shapin për sheqer (dikush) shih e hëngri (e mori) sapunin për djathë (dikush). (Është) *mjaltë e sheqer (mjaltë e qumësht) (dikush). E ka *mjaltë e sheqer (mjaltë e qumësht) (me dikë). E ka gojën sheqer (dikush) është gojëmbël; nxjerr sheqer nga goja; i buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt); e ka gojënëmbël; e ka gojën llokum. Kërkon sheqer e kripë në ujë (dikush) tall. kërkon diçkapamundur, që nuk mundndodhë a nuk mundbëhet; kërkon qumësht nga delja shterpë; kërkon qumësht nga cjapi; kërkon dhallëthartë në kollozhek. E lyen me sheqer (diçka) përpiqet ta zbukurojë e ta fshehë thelbin e keqdiçkaje, duke përdorur fjalëëmbla ose mënyra joshëse; e sheqeros. Ndaj *shapin nga sheqeri. Nxjerr sheqer nga goja (dikush) është gojëmbël; e ka gojën sheqer; i buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt); e ka gojënëmbël; e ka gojën llokum. Nxjerr sheqer nga ujët e detit (dikush) shih nxjerr mjaltë nga guri (dikush). *Top sheqeri.

SISKËLL

SÍSKËLL,~A f. sh. ~A, ~AT kopsht. (lat. Beta vulgaris) Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha dhe kërcellkuq, që përdoret për të bërë lakror e gjellëndryshme. Bëra një byrek me siskëlla... trazuar me ca siskëlla, i hodha e klumusht… pa sa i mirë u ai.(folklor)

TRASHËSIMATËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.