Fjalori

Rezultate në përkufizime për “besueshmëri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKREDITIM
AKREDITOJ

AKREDIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Autorizoj dikë për besueshmëri, i jap fuqi ligjore e besimi dikujt; garantoj, siguroj. Akreditoj një komision për të ushtruardrejtën e inspektimit në arsim. E akredituan përkthyes.
2. I jap kompetencë dikujt për kryerjen e hetimeve, e kontrolleve, e certifikimeve, e inspektimeve, e matjevecaktuara, licencoj. Ka qenë akredituar noter.
3. dipl. Caktoj ose autorizoj dikë si përfaqësues diplomatik në një shtet tjetër. E akredituan ambasador. Akreditoj si diplomat një personautoritetshëm.
Sin.: autorizoj, besoj, njoh, prokuroj, certifikoj.

AKTIV

AKTÍV,~EI mb. 1. libr.është i gjallë, i palodhshëm, veprues; që vepron me gjallëri e shpejtësi, që nuk është pasiv, që merr pjesë vetë e me zell në një punë; që bëhet a që zhvillohetmënyrëgjallë e vepruese; kund. pasiv. Njeri aktiv. Jetë aktive. Punë aktive. Veprimtari aktive. Pjesëmarrës aktiv. Anëtar aktiv. Paraqitje aktive. Mbrojtje aktive. Pushim aktiv. Luan rol aktiv. Ndikim aktiv. Qëndrim aktiv. Tregohet aktiv. Bashkëpunim aktiv. Besueshmëri aktive. Adresë elektronike aktive. Faqe interneti aktive. Shpallje aktive. Fëmijë aktiv. Popullsi aktive popullsigjendje pune.
2. spec. merr pjesë dhe vepron në një proces; që vazhdonveprojë, që nuk është shuar; që rrezaton ose jep një energjicaktuar. Përbërës aktiv. Thëngjill aktiv. Lëndë aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje aktive. Shtresa aktive e tokës. Oksigjen aktiv. Krem aktiv. Formë aktive (pasive). Imunitet aktiv. Antenë aktive. Karrocë invalidore aktive.
3. libr. zotërohet dhevihetpërdorimgjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv. Fjalori aktiv. Zotërojmënyrë aktive një gjuhë. Leksiku aktiv (pasiv).
4. usht. ështëshërbimin e rregullt e të vazhdueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.
5. gjuh. tregon gjendje veprimi; veprore; kund. pasive. Folje aktive (pasive). Formë aktive foljore. Gjendje aktive foljore. E tashme aktive. Fjali aktive (veprore).
Sin.: veprues, zelltar, i gjallë, energjik, i përkushtuar.

BESUESHMËRI

BESUESHMËRÍ,~A f., libr. qenët i besueshëm; besimi i plotëkemi ndaj dikujt a ndaj diçkaje; vetia e diçkajeështë e besueshme. Besueshmëria e thënieve (e të dhënave). Forcimi i besueshmërisë. E humbi besueshmërinë. Siguron (fiton) besueshmëri. Shkalla e besueshmërisë. Vërtetim besueshmërie. Iu lëkund besueshmëria ndaj shokut.

PABESUESHMËRI

PABESUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË qenët i pabesueshëm; vetia e diçkajeështë e pabesueshme; mungesë besueshmërie; kund. besueshmëri. Shprehu pabesueshmëri.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.