Fjalori

Rezultate në përkufizime për “besohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAHEM

HÁHEM jovep., HËNGRA (u), NGRËNË 1. vetv., vet. v. III Përdoret, merret si ushqim; shërben si ushqim. Ngjala hahet e skuqur. Çdo gjë nuk hahet. Peshku hahet me perime.
2. vetv., vet. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Dua ushqim, dëshiroj të ha diçka; kam oreks.hahet bukë. Jepja kur t'i hahet. S'më hahet. hahet diçka e ëmbël.
3. vetv., vet. vet. v. III sh. Kafshojnë njëri-tjetrin, zihen (për kafshët). Po hahen qentë (kuajt). Kur hahen qentë, i ha ujku dhentë. (fj. u.) kur ka grindje, përfiton kundërshtari ose armiku.
4. vetv., vet. vet. v. III Gërryhet a brehet duke u kruar ose duke u fërkuar me diçka a pas diçkaje; zvogëlohet diçka pak e nga pak. I janë ngrënë dhëmbët. I janë ngrënë rrobat (këpucët). Ka nisurhahet hëna.
5. fig., vetv. Zihem a grindem me dikë, bëj sherr; kapem me fjalë. U hëngrën me fjalë. Haheshin në mes tyre. U hëngrën për hiçgjë. Ata të dy haheshin gjithmonë si qentë. Hahem me veten (me veten time) jap e marr me veten, vras mendjen për të zgjidhur diçka që më mundon, vuaj përbrenda për të zgjidhur një çështje pasi pendohem a nguroj për diçka.
6. fig., vetv., vet. v. III Shkon mirë diçka, pajtohet; është për t'u besuar, besohet; pranohet, durohet dikush ose diçka; kuptohem me dikë, mundmerrem vesh me të. S'më hahet fjala (muhabeti) me dikë. Më hahet shoqëria (miqësia). Nuk hahet aspak (fare). A hahet kjo? Nuk na hahetbashku.
7. fig., vetv. Matem me dikë, krahasohem, hyjgarë; i bëj ballë, e përballoj. Hahet edhe me të mirët. Nuk hahet dot me ne. S'hahet aq lehtë kjo e përpjetë.
8. pës. e HA.
Sin.: dëshirohet, kafshohem, gërryhem, brehem, fërkohem, zvogëlohem, zihem, grindem, pajtohem, besohem, pranohem, durohem, kuptohem, matem, përballohem, kursehem.
Ç’*fluturon hahet përb. Hahet me *ariun (dikush). S’më hahet *buka (me dikë). Hahet me *dhëmbë (me dikë). S’më hahet *goja. Nuk hahet as me *hudhra shpërf. Nuk të hahen *këmbët. Nuk hahet as me *limon (dikush). hahen *mendtë (ndër vete). Më hahet *muhabeti (me dikë). As hahet e as pihet (diçka) nuk është e shijshme; s’vihetgojë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.