Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËNJESHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Fjalë e thënë që s’është e vërtetë; pohim që nuk përputhet me të vërtetën, që shtrembëron a e fsheh me qëllim të vërtetën; rrenë, mashtrim; diçka e paqenë, e trilluar. Gënjeshtër e rëndë (e madhe, e ndyrë). Gënjeshtër me bisht (bised.) gënjeshtër që bie në sy menjëherë. Gënjeshtra me okë. Një thes me gënjeshtra. Thotë (këput) gënjeshtra. Na mbushi me gënjeshtra. S’u besojmë atyre gënjeshtrave. S’i hamë ato gënjeshtra. Doli gënjeshtra në shesh. Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra (fj. u.). Gënjeshtra bën vegshin, por nuk ia vë kapakun (fj. u.).
2. zakon. sh. Premtime, shpresa të kota. E mban me gënjeshtra.
3. Diçka që të gënjen a të bën të gabohesh, diçka e gënjeshtërt; iluzion.
✱Sin.: rrenë, profkë, trillim, përrallë, beshte, mashtrim.
PRÓFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pushkaliqe; stërlagës. Bëri një profkë.
2. kryes. sh. Fjalë të kota e të gënjeshtërta, dokrra, gjepura, pallavra. Fliste (thoshte, shiste) profka. Ishin vetëm profka.
✱Sin.: stërfytës, stërlagës, gjepur, dokrra, broçkull, mbroçkull, dëngla, xexerica, pallavra, përrallisje, makllada, adër, beshte, çakël, pushkaliqe, gënjeshtër.
RRÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Gënjeshtër; kund. e vërtetë. Flet vetëm rrena. I mbushi shokët me rrena. I dolën rrenat në shesh.
✱Sin.: mashtrim, gënjeshtër, profkë, trillim, përrallë, beshte, mashtrim.
♦ Bën be në rrenë (dikush) keq. është gënjeshtar, është njeri që nuk mund t’i zësh besë; e ka benë pas krahut keq.; të lëshon dhe e të bën be; të rren në këmbë e në dorë. Rrenë me balushë keq. gënjeshtër që duket sheshit, që e kuptojnë të gjithë. Rrenë në diell shih rrenë me balushë keq.
XEXERÍCA,~T f. vet. sh., bised. Gjepura, profka. Flet xexerica. Lëri xexericat! Sʼmbahet shtëpia me xexerica. (fj. u.). Sʼmbushet plevica me xexerica.
✱Sin.: gjepura, broçkulla, dokrra, pallavra, profka, përrallisje, përralla, mbroçkulla, cëqe, kaçkaritje, gërbula, gëzhdallë, makllada, bende, gorrica, dëngla, beshte, bërdokulla, adra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë