Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BESËSHKÉLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shkelja e besës, besëthyerje; tradhti. Besëshkelje e padëgjuar ndonjëherë. S’ia fali kurrë besëshkeljen.
BESËTHÝERJ/E,~A f. Besëshkelje, besëprerje. Besëthyerja e besimit të dhënë. Besëthyerje ndaj kombit. Besëthyerje e paburrëri. Kjo ishte besëthyerja e radhës.
ÇARTABÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkelje e besës, e fjalës së dhënë; besëthyerje. Mendja s’ia kapte dot se si në ato vende të gropta, ku besa po ia zinte vendin çartabesës, guxonin të mësynin kështu themelin e botës.
✱Sin.: besëthyerje, besëshkalë, besëprerje, tradhti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë