Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALEÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Anëtar i një aleance; besëlidhës. Aleat i madh (i sigurt). Aleatët nuk u morën vesh.
2. Ai që lidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta; përkrahës aktiv i dikujt. Aleat besnik (i ngushtë). Aleat i përkohshëm. Bëhem aleat me dikë. Gjej (bëj) aleatë. U takuan me aleatët. Aleatët ndërkombëtarë.
✱Sin.: besëlidhës, besëtar, besatar, bashkëpunëtor, bashkëpunues, bashkëluftues, mbështetës, përkrahës, ndihmues, partner, mik, besnik.
ALEÁT,~E mb., libr. 1. Që bën pjesë në një aleancë, që është anëtar i një aleancë; që u përket aleatëve. Vende (shtete, fuqi) aleate. Ushtritë aleate. Fuqitë aleate. Forcat aleate fituan betejën.
2. Që lidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta, që bashkëpunon ngushtë me një tjetër dhe e përkrah atë. Bashkëpunëtor aleat. Shtetet aleate nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.
✱Sin.: besëlidhës, besëtar, besatar bashkëluftues, bashkëpunues.
BESATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Pjesëtar në një besëlidhje, besëlidhës, aleat. Leka ishte besatar i Lidhjes.
BESËLÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka lidhur besën për veprime të përbashkëta me të tjerët, pjesëtar i një besëlidhjeje; besatar, aleat. Besëlidhësi ynë kundër armiqve të kombit.
2. si mb. Sipas kuptimit të emrit. Krerët besëlidhës. Palët besëlidhëse.
BESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. etnogr. Ai që hyn si ndërmjetës në mes të dy palëve në gjak për të ndërprerë hakmarrjen për një kohë të caktuar, besëlidhës. Besëtarë të së drejtës. Hyri besëtar. Besëtarët mbeten dorëzanë. (fj. u.). Besëtari s’e njeh frikën. (fj. u.).
2. Besnik. Besëtar i paepur. Besëtarë e trima. Besëtar i pashoq. Ua thashë besëtarëve tanë fjalët e tua për t’i përhapur kudo.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë