Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSH/E,~JA f. sh, ~E, ~ET bot. (lat. Ilex acutifolium, I. balearica) Shkurre e viseve malore gjithnjë e blertë, me gjethe të ndritshme, të dhëmbëzuara e me gjemba, me lule të bardha a ngjyrë trëndafili, që rritet edhe si bimë zbukuruese; dushku i egër, rrushi i thiut. Ashe mali. Druja e ashes. Ashja brinore. Ashja e detit. Ashja gërditëse. Ashja gjethegjerë. Ashja e lëmuar. Ashja e lëvortë. Ashja e malit. Ashja qerthullore.
✱Sin.: berëz, beronjë, bironjë, brigjër, horëz, larth, qelëz.
BARKDJÉGUR mb., bised. 1. Që e merr malli shumë për dikë a për diçka; që i digjet barku për dikë; i përmalluar. Nënat barkdjegura.
2. I lënduar e i brengosur nga një fatkeqësi e madhe; i pikëlluar.
3. Beronjë. Grua barkdjegur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Sa t’i ndez një qiri te koka atij barkdjegurit.
BERÓNJË mb. 1. Që nuk bën fëmijë; që nuk pjell; shterpë, mashkullore. Grua beronjë. Dele (dhi) beronjë. Tokë (arë) beronjë. Misër beronjë. A s’i fol tët biri se kërkon të shkojë, / S’di në jam me barrë, s’di në jam beronjë. (folk.).
2. Që nuk prodhon. Tokë (arë) beronjë. Misër beronjë.
✱Sin.: shterpë, mashkullore, e shterpët, shterpore, barkthatë, barktharë, barkshuar, sterile.
BÚB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Bombyx mori) Vemje e rritur para se të shndërrohet në flutur ose në krimb, zakonisht e mbuluar me push, krimbalesh; krimb mëndafshi, krimbi i fshikës. Si buba leshatuk. Gëlojnë buba e buburreca. Bubë mishi (zool.) mizë mishi e hirtë. Bubë veshi (zool.) gërshërëz.
2. zool. (lat. Ascaride lumbricoide) Rre, glistër. Bar bubash. Ka buba. Ngjyrë bube ngjyrë e verdheme.
3. zool. Rrëshqanor që të ha (gjarpër, zhapi etj.); rrëshqanës, beronjë.
4. zool. Morr i vogël, thërrijë. Ka zënë buba fëmija. Bar bubash. Gjej buba.
5. krahin. Pushi i një rrobe të leshtë. Buba e shajakut (e velenxës).
6. përk. Vajzë e vogël që sa ka filluar të ecë.
7. anat., euf. Organi gjenital i vajzave të vogla (kryesisht në ligjërimin e nënave). - Mbuloje bubën! Lila jashtë e buba brenda. (folk.).
DÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Ovis aries) Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me lesh të butë, që ushqehet zakonisht me bar dhe që mbahet për qumështin, leshin, mishin e lëkurën; femra e dashit. Dele bejkë. Dele rudë. Dele sorrë (miskë) dele e bardhë me pulla të zeza në turi. Dele galë (korbë, zekë, llajë). Dele e bardhë (e zezë). Dele balë (bardhoke). Dele skuqe (mazhë) dele me ngjyrë kafe në të kuqe. Dele larë (laramane, share, sharkë). Dele sykuqe dele e bardhë me njolla kafe rreth syve. Dele leke dele këmbëshkurtër dhe me nga një njollë kafe në të dy faqet. Dele syskë (kaleshe). Dele thinjë dele e përhime. Dele shytë. Dele brinoke. Dele kërrutë dele me brirë të shkurtër e të përdredhur. Dele koçe dele me një bri të thyer. Dele pjellake. Dele shterpë (beronjë). Dele rrunxë. Dele race. Dele vendi. Mish (qumësht, lesh) deleje. Gjalpë (kos) deleje. Lëkurë deleje. Lule deleje (bot.). Postiqe deleje. Dele pa kërrabë dele që kullot ku të mundë (edhe fig. njeri që rron më vete dhe nuk është nën kujdesin e askujt). Kullot (mjel, përvjel, qeth) delet. Ka dhjetë krerë (kokë) dele. Këputet (ndahet) delja nga kopeja. Mori dash delja u ndërzye, u mbars. Delja ku kullot, atje lë leshin. (fj. u.). Delja e zezë e zezë do të ngordhë. (fj. u.). Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë. (fj. u.). Dhia në malësi, delja në vërri. (fj. u.). Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë. (fj. u.). S’dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr). (fj. u.). Me një dele, me një dhi, s’bëhet stan për në vërri. Shokë, do qaj djalërinë, / Si bilbili që qan prillë, / Si delja që qan vërrinë. (folk.).
2. fig., bised. Njeri tepër i urtë dhe i padjallëzuar; grua a vajzë kokulur dhe e bindur; kund. ujk. Është dele. Ai që bëhet i urtë si dele e hanë ujqit. (fj. u.). Më e urtë se delja nuk ka, po edhe asaj i ngjiten ferrat pas. (fj. u.).
3. bised. Bashkë leshi. Një dele lesh.
♦ Ia beson delen *ujkut (dikush) iron. U bë dele (dikush). 1. Iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt. 2. U shtrua, u zbut; u nënshtrua fare. E bën delen e bardhë *të zezë (dikush). I bën delja *binjakë (dikujt). Dele në hell dikush në një gjendje shumë të vështirë, pa asnjë shpresë shpëtimi. Dele (shtjerrë) e Perëndisë njeri i urtë, që s’turbullon ujë, njeri i drejtë. Dele qorre pas këmborëve dikush që shkon andej nga t’i thonë, që vepron verbërisht ose pa menduar. Dele pa qumësht (pa bulmet) 1. mospërf. Dikush që nuk të mbaron punë, nga i cili nuk ke dobi; njeri që punon, por nuk ka përfundime të mira në punë; diçka që nuk të jep gjë, nga e cila nuk përfiton; pus pa ujë; arrë pa bukë; sapun pa shkumë; lëmë pa drithë (pa bereqet); kund. çelës kopil iron. 2. Njeri shumë i varfër, pa shtëpi e katandi; s’ka gjë prej gjëje; mish në mashë; pykë në diell; lugë e larë2. Dele (*dhi) në mes të ujqve. Dele e zezë keq. njeri i keq a që ka bërë një turp të madh e njihet si i tillë nga të gjithë; njeri në një rreth shoqëror, që e veçojnë nga të tjerët si të keq e që duhet dënuar a duhet përbuzur. Fle *ujku me delen. Kërkon dy *lëkurë nga një dele (dikush) keq. Kërkon *qumësht nga delja shterpë (dikush). Mjel një dele e një gjysmë dhi (dikush) është shumë i varfër; është fare i këputur, nuk ka gjë prej gjëje; (është) kripë në diell; është (ka mbetur) trokë; kund. i bën dushku arra. Ndaj delet (*dhentë) nga dhitë. Nxjerr dy *lëkurë nga një dele (nga një berr) (dikush). Vë *ujkun të ruajë delet (dikush).
LASTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcell i hollë e i gjatë kryesisht i disa bimëve kacavarëse ose që shtrihen përtokë. Lastar i ri (i njomë). Lastar i gjatë. Lastar pemësh. Lastar ulliri (dardhe). Lastar rrushi. Lastar kungulli (domateje). Lëshoi lastarë. I këputi lastarët.
2. fig. Njeri me trup të gjatë, të drejtë e të zhdërvjellët.
✱Sin.: filiz, lumak, vishkull, vrushkull, kërcell, mugull, syth, bulë, thupër, degë, furatë, fidan, rasat, thithak, thithës, rremb, rrëfatë, rrënjëz, ngallë, ngallicë, krëndth, përpajnë, përparje, pipth, dredhkë, bilashnjok, cimak, mbishartesë, biskonjë, beronjë, bitonjë, bitme, kalem, fundak, fundçe, landare, smat, loze, smag, stërpik, pinjoll, sumbull, shpatull, trikë, bisk, bifkë, bimëz, rricë, dredhë, përdredhës, qerthull, bilonjë, fillak, mënjollë, endës, fregull, gem, grep, imshtak, fshikull, frushkull, fiskajë, çicërr, ngallë, bumbë, bumbeskë.
♦ Ha lastarë më të lartë (dikush) keq. e mban hundën përpjetë, del mbi të tjerët; shet mend; pështyn lart (përpjetë). Nuk lëshoi lastarë (dikush) shih iu shua pragu (dikujt).
MASHKULLÓR,~E mb. 1. Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i mashkullit a i meshkujve; që përbëhet nga meshkuj; kund. femëror. Popullsia mashkullore. Seksi mashkullor. Organet mashkullore (anat.).
2. Që është vetëm për meshkuj; kund. femëror.
3. Që është veçori e seksit mashkullor, që ka tiparet e cilësitë e një mashkulli. Zë mashkullor. Fytyrë mashkullore. Tipare tepër mashkullore.
4. Që ngjan me tiparet a cilësitë e një mashkulli, i tillë si prej mashkulli. Grua tepër mashkullore. Vajzë mashkullore vajzë që është rritur midis shumë vëllezërve dhe që sillet si djalë.
5. biol. Që nuk lind pasardhës, shterpë, beronjë, barkthatë (për një vajzë a grua). Grua mashkullore.
6. Që nuk pjell, shterpë, beronjë (për femrat e kafshëve gjitare). Dhi (lopë, dele) mashkullore.
7. Që nuk lidh kokrra (për bimët ose pemët).
8. Që nuk prodhon (për tokën). Tokë mashkullore.
9. bot. Që ka vetëm thekë (për lulet). Lule mashkullore.
10. gjuh. Që i përket gjinisë mashkullore. Emër mashkullor. Gjinia mashkullore (gjuh.) kategori leksiko-gramatikore e emrave dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor mashkullor ose një send që nga ana gramatikore merret si mashkull; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.
11. let. Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore.
✱Sin.: shterpë, beronjë, barkthatë.
SHALËBERÓNJË mb. Që i ka shalët e holla e të gjata si beronjë, shalëgjatë, këmbëgjatë; kund. shalëtrashë. Vajzë shalëberonjë. Me trup të gjatë e shalëberonjë. I pëlqente një vajzë shalëberonjë.
✱Sin.: shalëgjatë, shalëbërdilë, këmbëgjatë, kërçikgjatë, lejlek.
SHIGJÉTULL,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Coluber jugularis, Coluber longissimus, Coluber caspius) Lloj gjarpri i gjatë, me ngjyrë si në të verdhë, që hidhet si shigjetë. E kafshoi shigjetulla. I kollofiti zogjtë shigjetulla. E ngre kokën në djep si shigjetull (për një foshnjë të zgjuar).
✱Sin.: shigjetë, gjetull, ber, berëz, beronjë, shunjetë.
VERÓNJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Beronjë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë