Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ber”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BER

BER,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hark.
2. Pjesë e një sendi, e përkulur si hark, lakesë. Beri i urës. Beri i portës.
3. Shigjetë prej thupre a prej kërcellitdisa bimëve, që e hedhin me hark. Hark e ber. Shtie me ber. Shigjeta me ber frashri.
4. zool. Shigjetull.

BERK

BER/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Lëvorja e brendshme më e hollëështë nën lëkurën e trashëdisa drurëve. Berku i pishës.
2. vet. nj. Pjesë e trungutdrurit pas myjës ose zemrës, blanë, urrë. I heq berkun. Kërcuri e ka berkun të shëndoshë.

BERONJË

BERÓNJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Malpolon monspessulanus) Gjarpër i hollë e i gjatë që i mbështillet njeriut a shtazës përreth kur do ta hajë; ber, shigjetull. - Po të kafshoi beronja, zor se shpëton!
2. bot. Ashe. Fletë beronje. Kodër me beronja.

BERËZ

BÉRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Ber4.
2. Lloj drugëze e bërë prej kallami me kllapa në të dyja anët për të mbledhur fillin. Mbush berëzën me fill.
3. bot. Ashe.
4. zool. (lat. Motacilla cinerea) Lloj bishtatundësi me ngjyrë hirindritshme, që i ka këmbët shumëholla; tundubishte, bishtgjatë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.