Fjalori

Rezultate në përkufizime për “beniamin”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BENIAMIN

BENIAMÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që gëzon dashurinë dhe përkrahjen e veçantëdikujt, i përkëdheluri i dikujt; keq. favorit, kanakar. Beniamin i familjes. Është beniamini i dikujt. Beniamin i të mëdhenjve (i grupit tonë). Nuk bëhet dot beniamin i tyre.
Sin.: i përkëdheluri, favorit, kanakar.

TALUSHAN

TALUSHÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i përkëdhelur, i llastuar. Talushan i mixhës. Eja, mor talushan, eja këtu. U bleu talushanëve nga një lodër.
Sin.: beniamin, kanakar, sugar.

TAÇ

TAÇ,~IIII m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Derrkuci më i vogël i një dose. Kujdesej shumë për taçin. Ushqente taçin.
2. Djali më i vogël e më i përkëdhelur i familjes; fëmijë i pleqërisë; beniamin i familjes, kanakar, sugar. Ky është taçi ynë.
Sin.: derrkuc, gic, djalë, beniamin, kanakar, sugar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.