Fjalori

Rezultate në përkufizime për “benevrekë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMAÇ

ARMÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. etnogr. Copë prej cohe e qëndisur me mëndafsh ose me ar për zbukurim, që përdorej për dimi a për shallvare grash ose për benevrekë burrash. Armaç me fije ari.
2. vjet. Një lloj cohe e trashë, që përdorej për veshjesipërme, për perde etj. Perde prej armaçi. Mbulesë armaçi.

DONE

DÓNE,~T f. vet. sh. Brekëgjata; benevrekë. Donebardha. Veshi donet.

KOFSHARË

KOFSHÁRË,~T f. vet. sh. 1. Mbathjegjata e të ngushta pas kofshëve; benevrekë. Mbaj kofsharë për dimër.
2. Lloj pantallonash të gjata e të ngushta; tirqe; qillota. Vesh kofsharët.
Sin.: benevrekë, tirqe, qillota.

TUMANE

TUMÁNE,~T f. sh. Brekushe të gjera grash, të cilat ngushtohen nga fundi; benevrekë, çitjane, dimi. Tumane basme. Tumanebardha (të zeza, të kuqe). Mbante tumane. Lulkuqe kur del në shkallë, / Me tumanet palë-palë. (kr.pop.)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.