Fjalori

Rezultate në përkufizime për “belhollë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BELHOLLË

BELHÓLLË mb. 1. Që e ka belinngushtë, meshollë; kund. beltrashë. Vajzë (grua) belhollë.
2. si em. f. Sipas kuptimitmbiemrit. Lot belholla me një mollë, / Hidh përpjetë e prit me dorë. (folk.). Mana gjeta, mana mblodha, / Po m’i hëngri ajo belholla. (folk.). Na del e na hyn një belhollë, / I thotë babait - Martomë! (folk.).
Sin.: meshollë, belkëputur, meskëputur.

BELNGUSHTË

BELNGÚSHT/Ë mb. 1. Belhollë, belkëputur; kund. belgjerë.
2. si em. f. Sipas kuptimitmbiemrit.

BELTRASHË

BELTRÁSHË mb. 1. Që e ka belintrashë; kund. belhollë.
2. si em. f. Sipas kuptimitmbiemrit.

MESHOLLË

MESHÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [lexo: MES-HÓLLË] Ajo që e ka mesinhollë, belhollë. Papritur mesholla nuk duroishumë. Atë meshollën e njoh.

MESTRASHË

MESTRÁSHË mb. Që e ka mesintrashë; kund. meshollë, belhollë.

NGJALË

NGJÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Anguilla vulgaris) Peshkrron në det dheujëraëmbla, me trupgjatë e të hollë si të gjarprit, pa luspa e me mishshijshëm. Ngjalë lumi (liqeni). Ngjalë deti. Ngjalë balçe ngjalërronllumishte. Me trup si ngjalë me truphollë e të shkathët; meshollë. Kokë ngjale gjë të vogël, pa rëndësi e pa vlerë. Kokë ngjale është ajo punë, mos u merr me të.
2. fig., keq. Njeri dredharak, që di t’u bëjë bisht e t’u shpëtojë gjendjevevështira.
3. Grua shumë elegante. Këqyre çfarë ngjale!
4. Pjesë e parë e emërtimeve për llojendryshme ngjalash. Ngjala e detit (lat. Conger conger). Ngjala e egër (lat. Conger conger). Ngjala gjarpërore (lat. Ophisurus serpens). Ngjala qullamane (lat. Echelus myrus).
Sin.: ngjalistër, dinak, dredharak, belhollë, meshollë.
(Përzihet) si *bolla me ngjalën (dikush). Rrëshqet (shket) si ngjalë (dikush) nuk i mbahet fjalës a premtimit, dredhon me hile; u shpëton me dredhi gjendjevevështira; bën bisht. (Shkoi) si ngjala te hala (dikush) shih (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi (dikush).

PËRMJETHOLLË
TUMANEKUQE

TUMANEKÚQE mb. f., etnogr. 1. Që ka veshur tumane me ngjyrëkuqe. Çame tumanekuqe.
2. si em. f. Sipas kuptimitmbiemrit. Tumanekuqe moj belhollë, / Ma bën me sy ma bën me dorë (folk.). Tumanekuqe e fustanbardhë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.