Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RRÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapem për qafe me dikë, përqafohem. U rrokën me dashuri. U rrok me njerëzit e vet. U rrokën e u puthën gjithë mall.
2. vetv. Kapem trup më trup me dikë, mundem me dikë; zihem. U rrokën belas. A rrokemi bashkë?
3. fig. Kapem me fjalë me dikë, zihem. U rrokën për një çështje. U rrokën kot.
4. vet. v. III Takohet e bashkohet me diçka tjetër, puqet. Aty ku rroken të dy lumenjtë. Tokat e fshatit tonë rroken me ato të fshatit fqinj. Maja e malit duket sikur rroket me qiellin.
5. pës. e RROK.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë