Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÉJT/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. let. Vjershë zakonisht me strofa prej dy vargjesh, karakteristike për poezinë e vendeve të Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shekujt XVII-XVIII. Hartuesi i bejteve.
2. let. Vjershë lirike a humoristike e thurur aty për aty; shak. vjershë humoristike që dy veta ia ngrenë njëri-tjetrit në bisedë e sipër. Bën (nxjerr) bejte. I ngjiti bejte. Bejte në shkop bejte që dy vetë krijojnë aty për aty për njëri-tjetrin, bejte hidh e prit. Po t’i qit nja dy a tri bejte, / Verja veshin, o moj dritë. (folk.).
3. keq. Vargje pa vlerë, vjershë e keqe. Shkruante bejte.
NGACMÚAR,~IT (të) as. Ngacmim. Të folurit e të ngacmuarit me bejte. Mënyrë e të ngacmuarit. Të ngacmuarit me fjalë (me sy). Stili i tij i të ngacmuarit me shaka.
VJERSHËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur vjershëroj a vjershërohet. Arti i vjershërimit. Merrej me vjershërim. Vjershërimi i autorëve të vjetër. Vjershërim që në moshë të re.
2. Vargëzim 2.
✱Sin.: vargëzim, bejte, vjershëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë