Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bejleg”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLUKE

BALLÚK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokësh më të gjatëbie mbi ballë; kryes. sh. flokëtlëshohen mbi ballë, flokët e ballit; flokët. Ballukegjata (të dredhura). Me ballukemëdha. Balluket e ballit. Lë (mban) balluke. Kreh balluket. Preu balluket. Hedh balluket prapa. Balluke flokëshdredhur. - Nënë, moj, ç’i pëlqeve djalit? / - Bijë, moj, balluken e ballit! (folk.).
2. Dele, dhi ose lopë me një tufë qimeshgjata i bien mbi ballë. Balluket e tufës.
Sin.: ballare, përballëse, cullufe, kablosh, perçe, balishë, kaçirubë, bejleg.
Hedh balluket përmbi sy (dikush) e mban veten si i ditur e si i zoti, tregohet sikur s’do t’ia dijë për askënd e për asgjë, mbahet me të madh; shet mend. Vajti për balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. kërkoi për diçka më të mirë, por humbi edhe atë që kishte dheështë më e rëndësishme a me më shumë vlerë se ajokërkoi; shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur. I kanë zënë sytë balluket (dikujt) e kujton veten për të zotin a për trim e nuk sheh si është e vërteta; i është rritur mendja.

BEJLEG

BEJLÉG,~UI m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Tufa e lulevemajëbimësmisrit, lulja e misrit. Lëshon (nxjerr) bejleg. Ka ardhur misribejleg po lëshon lule misri.
2. sh. ~GË, ~GËT krahin. Tufë flokësh më të gjatëbien mbi ballë; balluke, perçe. Grua me bejlegë. La bejleg. Preu bejlegët. Me bejlegun e flokëve mbi ballë.
3. Kec a qengj trupvogël ose që është pjellë para kohe. Polli një bejleg.
4. fig. Njeridallohet nga një shenjë a nga një cen; njeri trupvogël e i fortë.

BEJLEG

BEJLÉG,~UII m. sh. ~GJE, ~GJET vjet. 1. Dyluftim. E thirri (doli) në bejleg. U mat (luftoi) në bejleg. Para fillimit të bejlegut. Dëshmitar bejlegësh. Vajza shkonbejlegvend të të atit. (folk.). Ndau bejlegun daldyluftim. Çfarë po i thotë Zeka Kurt begut, / Sot më ke dalëfushë të bejlegut. (folk.).
2. Trimëri, të treguarit se është trim. Halili i qit bejleg Mujit. (folk.).

BEJLEGTOHEM

BEJLEGT/ÓHEM jovepr. ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Dalbejleg. U bejlegtuan dy trima.
2. fig., keq. I dal përpara dikujt dhe i mburrem; kapardisem, krekosem. - Mos u bejlegto me trimin.

BELEC

BELÉC,~III m. sh. ~Ë, ~ËT arb. Fushë beteje; bejleg.

MOLLË

MÓLL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru frutor me trung jo shumëlartë, me gjethe pothuajrrumbullakëta dhe me lulemëdha e të bardha, që bën kokrrarrumbullakëta e të tulta; kokrra e kësaj peme. Mollëëmbla (të tharta, sheqere). Mollëkuqe (të verdha). Mollëgrira (të thara). Mollë verore (dimërore). Molla e bejlegut (etnogr.) molla që, sipas një zakonivjetër, i hidhej përpara kundërshtarit për ta ftuardyluftim (në bejleg). Molla e dasmës (etnogr.) molla që, pasi merrejshtëpinuses nga krushqit e dhëndrit, hidhejoborrin e këtij dhe ai që e kapte mendohej se do të kishte gjoja fat e lumturi. Një kokërr mollë. Reçel molle. Lëng molle. Morri i mollës (zool.). Çimka e mollës (zool.). Hiri i mollës (bot.). Kroma e mollës (bot.). Mollët i qëro, dardhët i numëro. (fj. u.) mollë ha sa të duash, se nuk të bëjnë dëm, ndërsa dardhët haji nga pak, se janërënda për stomakun. Mollë mbjell, mollë del. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloj bimësh: Mollë e egër dru i vogël, me lëkurëashpërngjyrëhirtë në të murrme a në të kuqërremtë, me degëvogla plot gjemba e me gjethe vezakedhëmbëzuara, që rritet nëpër pyje, buzë arave etj. dhe bën kokrravogla e të tharta; fryti i këtij druri; mollçinë. Mollë dheu mollëdheu.
3. Mollëz. Mollët e faqeve. Molla e shalës pjesa e ngritur e shalëskalit.
4. si ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrin i kuq). Ishin mollëkuqe. I ka faqet mollëkuqe.
*Molla e Adamit anat. bibl. fikthi; arra e fytit. S’ke ku të hedhësh mollën (diku) ka shumë njerëzngjeshur njëri pranë tjetrit, s’ka asnjë vendlirë; s’ke ku të futësh majën e gjilpërës; (është) mizë lisi. *Kokrra e mollës (për dikë). E mban me *erë të mollës (dikë). Mollë e kalbur njeri që ka qenë i shëndetshëm, por që ka rënë krejt nga sëmundja; mollë e krimbur; dru i kalbur. Mollë e krimbur njeridukje i shëndetshëm e i bukur, por me një sëmundjebrendshme; mollë e kalbur. Mollë e ndaluar libr. diçka që nuk lejohetpërdoret a të shfrytëzohet; diçka që nuk lejohetbëhet; diçka e dëshiruar, por e paarritshme a e ndaluar për të gjithë. Mollë sherri libr. shkak grindjeje a përçarjeje ndërmjet dy njerëzve, dy palëve etj. Rron me *erën e mollës (dikush). Sheh molla mollën e piqet shih sheh rrushi rrushin e piqet. Vete te molla e kuqe. 1. (diçka). Përhapet shumë (fjala, lajmi); merr dheun. 2. (dikush) iron. Vdes.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.