Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VERÓR,~E mb. 1. Që lidhet me verën, që i përket verës, që është karakteristik për verën, i verës; që bëhet a që piqet në verë. Mëngjes veror. Fllad veror. Shirat verore. Perime (pemë) verore. Dardha verore.
2. Që përdoret në verë, që është i përshtatshëm për kohën e verës; që kryhet a që vepron në verë; kund. dimëror. Rroba (veshje) verore. Këpucë verore. Kinema verore sallë e hapur ku shfaqen filma gjatë verës. Teatër veror sallë e hapur ku jepen shfaqje teatrale e koncerte gjatë verës. Kullotë verore. Kamping veror. Pushimet verore. Shkollë verore. Fushim veror.
✱Sin.: verak, beharor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë