Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nderoj apo kur nderohem; kund. çnderim. Nderimi ushtarak. Nderimi me dorë (me kokë). Në shenjë nderimi. I përgjigjem nderimit. I bëj nderimin. Në nderim të etërve të tu. Nderim zyrtar.
2. Ndjenja e respektit dhe e vlerësimit të lartë, që shfaqim për dikë a për diçka. Përkulet në shenjë nderimi të thellë. Ata do të përkujtohen me nderim e respekt.
3. kryes. sh. Shfaqjet e jashtme, veprimet ose ceremonitë, që bëhen për të shprehur vlerësimin e lartë dhe respektin për cilësitë, për punën e veprimtarinë e dikujt. Po përcillej për në përjetësi me nderimet më të larta ushtarake. E pritën me nderime të mëdha. I bënë nderime të posaçme. I bënë nderimet e fundit.
4. vet. sh. Përdoret si përshëndetje kur takohemi me dikë ose në fund të një letre, kryesisht zyrtare. Nderimet e mia. Me nderime, juaji...
✱Sin.: respektim, sajdi, begenisje, sajdisje, nder, respekt, homazh, idhujtari, adhurim, përshëndetje.
PËRFÍLLJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përfill dikë apo diçka ose kur përfillem.
2. Nderim dhe vlerësim që tregohet ndaj dikujt a diçkaje, konsideratë. E dëgjonin me përfillje. I shprehu përfilljen e tij të thellë.
✱Sin.: begenisje, begeni, sajdisje, sajdi, peshim, konsideratë, vlerësim, nderim, rëndësi, vëmendje, kujdes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë