Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASURÚAR (i, e) mb. 1. Që është pasuruar ekonomikisht; që është bërë më i pasur; kund. i varfëruar. Vend i pasuruar. Shtresë e pasuruar.
2. spec. Që ka fituar cilësi më të mira ose vlera të reja; që i është përmirësuar përbërja; kund. i varfëruar. Tokë e pasuruar. Minerale të pasuruara. Uranium i pasuruar uranium që mund të përdoret për prodhimin e një arme bërthamore.
✱Sin.: i begatuar, i përmirësuar, i kapur, i mëkëmbur, i zënë, i dhjamur.
PËRPARÚAR (i, e) mb. 1. Që ka arritur një shkallë të lartë zhvillimi a përsosurie, që është zhvilluar dhe vijon të zhvillohet më tej. Bujqësi (industri) e përparuar.
2. Që e çon më përpara zhvillimin e diçkaje; modern; kund. i prapambetur. Metoda të përparuara. Teknikë (teknologji) e përparuar.
3. Që është me të renë, që e mbron dhe e përkrah atë. Njeri i përparuar.
4. Që ka arritur një zhvillim të përgjithshëm politik, ekonomik, kulturor etj. më të mirë se të tjerët, që ka bërë përparime të mëdha. Vend i përparuar.
5. Që ka arritur suksese e përfundime më të mëdha se të tjerët në zbatimin e detyrave, në plotësimin e tejkalimin e planit etj. Institucion i përparuar. Shkollë e përparuar.
6. usht. Që gjendet më afër pozicioneve të armikut, që ka përparuar më shumë në afërsi të tokave ku ndodhet armiku dhe ka mundësi të vëzhgojë lëvizjet e tij ose të luftojë drejtpërdrejt me të. Pozicione të përparuara. Pikë e përparuar.
✱Sin.: i avancuar, progresiv, modern, përparimtar, i zhvilluar, i përsosur, i përparimtar, i lulëzuar, i begatuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë