Fjalori

Rezultate në përkufizime për “befasishëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANAKOLUTË

ANAKOLÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Ndryshim i befasishëm në rregullsinë e strukturësfjalisë, për shkak të një ndërprerjeje të papritur etj.; lëvizje e papriturmendim.
2. let., stil. Një lloj elipseshënjon papajtueshmërindërtimin e fjalivepërbëra. Anakolutëpërçon dëshpërim. vargjet e tij poeti ka përdorur anakolutën.

BASTISJE

BASTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur bastis dikë a diçka ose kur bastisem; kontroll i befasishëm e me dhunë i shtëpisë a i një vendi tjetër për të gjetur diçkafshehur a të ndaluar. Bastisjet ishinzakonshme. Fushatë bastisjesh. Bënin bastisje. Urdhëroi një bastisje tjetër.

GODITJE

GODÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur goditet dikush ose diçka. Goditja e objektivit. Goditja e veseve (e të metave, e zakoneve prapanike). Goditje me kokë (me dorë, me grusht, me këmbë). Goditje dënimi (sport.). Goditje këndi (sport.). Goditje me armë (me pushkë, me artileri). Goditje e përqendruar (në punë, në luftë) me forcashumta.
2. Grushti a pëllëmba që i japim dikujt; shkelmi që i japim dikujt kur e godasim a diçkaje kur e gjuajmë; ajopësojmë kur dikush a diçka na godet e na dëmton. Goditje e fortë (e fuqishme, e lehtë). Goditja nga dielli. Jap (marr) goditje.
3. usht. Sulm vendimtar e i befasishëm, që i jepet armikut me të gjitha forcat e me të gjitha mjetet ose me pjesën e tyre kryesore. Goditja kryesore (vendimtare, vdekjeprurëse). Goditjakrahë.
4. kryes. sh. Rrahjet e zemrës, të një mekanizmi etj.; zhurmadëgjohet kur goditim diçka me dorë, me çekiç etj.; trokitje. Goditjet e zemrës.
Sin.: gjuajtje, përplasje, kritikë, sulm, rrahje, qëllim.

PRE

PRE,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Kafshë, shpend etj., që e zë dhe e ha një tjetër; ajozëmë a vrasim kur dalim për gjah ose kur peshkojmë, gjah i vrarë a i kapur. Pre e skifterit (e shqiponjës, e hutës). Pre e ujkut (e dhelprës, e luanit, e krokodilit). Iu hodh presë. I iku preja. E zuri (e shqeu) prenë. E di çakalli ku ka pre. (fj. u.).
2. Diçkarrëmbehet a grabitet me forcë, gjë e vjedhur; mjete luftarake, plaçkë etj., që i zihen armikutluftë. Merrnin (ndanin) pre. I iku preja nga duart.
3. Ai që kapet rob a që i biedorë dikujt. I iku (i shpëtoi) preja nga duart. Ra pre u zu rob. S’u pre e armikut. Ra pre e sulmitbefasishëm.
4. fig. Ai që i nënshtrohet verbërisht diçkajekeqe, të huaj etj. Pre e thashethemeve.
5. fig. Viktimë; skllav.
Sin.: gjah, plaçkë, viktimë, skllav, rob.
U pre (dikush) është vënëshenjë për t’u goditur; u sulmua; u asgjësua a e shkatërrua.

TAK-FËSHT

TAK-FËSHT ndajf., bised. Shpejt dhe pa u ndier, befasishëm, në mënyrërrufeshme, tinëz, fshehtas. Dhelpra (shqipja) e rrëmbeu tak-fësht pulënoborr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.