Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAZUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i bazueshëm; që mbështetet ose argumentohet mbi diçka. Bazueshmëria ligjore. Bazueshmëri e qëndrueshme. Bazueshmëri akademike. Nuk ka bazueshmëri kushtetuese (juridike). Kontroll mbi bazueshmërinë e vendimeve në ligj. Vlerësojmë bazueshmërinë ligjore (statutore). Mungesa e bazueshmërisë faktike.
LIGJSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët në përputhje me ligjin, të qenët i ligjshëm, karakteri i ligjshëm i diçkaje; kund. paligjshmëri. Ligjshmëria e vendimeve (e veprimeve).
2. Zbatimi i përpiktë i ligjeve në fuqi në gjithë jetën e veprimtarinë shoqërore, sigurimi me ligj i të drejtave të qytetarëve dhe i plotësimit të detyrave nga ana e tyre. Ligjshmëria demokratike. Forcimi i ligjshmërisë. Mbrojtja e ligjshmërisë. Shkelja e ligjshmërisë.
3. Ligjësori. Ligjshmëri objektive (e brendshme) Ligjshmëritë e zhvillimit.
✱Sin.: ligjësi, bazueshmëri, ligjër, ligjësori.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë