Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAT,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Grackë për të zënë zogj me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë, që rrëzohet mbi një gropë. Rrasa (gropa) e batit. Kunji i batit. Gjuaj (zë) me bat. Ngre një bat. Ra zogu në bat. Si zogu nën bat në gjendje të pashpresë për të shpëtuar, shumë keq.
2. fig. Gjendje e vështirë që krijohet për dikë; kurth, grackë, kllapë. E shtiu në bat. Ra në bat. Doli nga bati.
3. sh. ~E, ~ET Bice. Zë batin.
✱Sin.: batinë, grackë, lak, çark, kurth, dhokan, spilar, rrjetë, kllapë.
SHKRÉHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. elektr. Mekanizëm që përdoret për shkyçjejen e rrymës. Shkrehës i menjëhershëm (i ngadalësuar).
2. usht. Vegël që godet përdoret për plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i minës (i granatës). Vë (heq) shkrehësin.
3. tek. Mjet që shkreh një mekanizëm për të vënë në lëvizje diçka. Shkrehësi i kamerës. Shkrehësi i aparatit fotografik. Shkrehës i ndërthurur me radio.
4. Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; batinë. Shkrehësi i rosave. E zura me shkrehës.
✱Sin.: batinë, harkavile, hark, shkrepë.
SPILÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjet për të zënë peshk, në trajtë të një shporte që ka në fund një rrjetë. Peshkatari pa që spilari ishte mbushur me peshq. Kur e nxorën spilarin nga uji panë që ishte mbushur plot.
2. Kurth për zogj. Fëmijët kishin ngritur disa spilarë në të katër anët e fushës. Gjahtari kontrolloi spilarin pranë pemëve dhe gjeti një zog.
✱Sin.: bat, batinë, grackë, dërrasë, rrasë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë