Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bathore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NYJËTUAR

NYJËTÚAR (i, e)II mb. 1. është nyjëtuar; i lidhur nyje.
2. bot. Që ka trup cilindrik me sipërfaqe jo të rregullt, me fryrje ose gungëza, të ngjashëm me rruazat.
3. bot. Që është i pajisur me nyja, kokrriza ose me bulbevegjël.
4. bot. Që ka një rritjetrajtën e nyjës apo të gungëzës, të mbushur me baktere azotfiksueserrënjët e bimëve bathore ose bishtajore.

NYJËZ

NÝJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. min. Përqendrim i një sasie mineralitrajtë thjerrëzash të mëdha a xhepash brenda një shkëmbi me përbërjendryshme. Nyjëz elipsoidale. Nyjëztrajtë vileje.
2. anat. Nyjë e vogël, afërsisht sa kokrra e bizeles.
3. bot. Një lloj fryrjeformë gunge në rrënjë e bimëve bathore ose bishtajore, ku grumbullohen baktere azotfiksuese, që shndërrojnë azotin e ajritpërbërje ose në lëndë azotike.

PRESH

PRESH,~I m. sh. ~, ~TË bot. 1. (lat. Allium porrum) Perime e ngjashme me qepën, me kërcellgjatë e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata si shpatë, që mbilletkopshte e ara dhe përdoret për ushqim. Farë (gjethe) preshi. Ngjyrë preshi ngjyrë e gjelbër e hapur. Byrek me presh. Mish (tavë) me presh. Mbjell presh. Lule preshi (bot.) bimë barishtore zbukuruese, me kërcelllartë, me gjethegjata, të ngushta e me majë si shpatë, që nxjerr luleformë vile, zakonishtbardha, të trëndafilta ose të purpurta; shpatëz. S’jepet kalaja për presh. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje preshi: Presh i egër (lat. Muscari comosum) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcellshkurtër e me gjethe si të preshit, që rritet zakonisht nëpër lëndina fushore. Presh gomari (lat. Leucojum aestivum) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethegjata e lulebardhaformë vile, që mbillet për zbukurim ose për vlerat mjekësore. Presh gjarpri presh i egër.
Sin.: pras, bathër, bathore, badër.
Bën hesap me *gjethepreshit (të prasit) (dikush) përb. Me *duarpresh. E kam preshkopsht (dikë) iron. shih e kam lakrakopsht (dikë) iron. E la preshdiell (dikë) e la pa gjë fare, ia morigjitha, i zhvati gjithçka; e la lakuriq; e la gisht; e la kalli. *Mish me presh e presh me mish. Me preshdorë çastin kur po vidhte ose po bënte diçkakeqe; në faj; me duarpresh; e zuri (e kapi) ndër lakra (dikë). Preshkosh e farë ndarë iron. pa lidhje gjaku, që nuk janë farefis, pa asnjë lidhje afrie; as fare e as fis, as degë e as lis; farëarë e preshkosh iron.; është (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë). Presh mashkull keq. djalë i pamartuar, i vetmuar, që nuk ka shoqëri me askënd; njeri pa njeri; hu pa thupra mospërf.; si balojaverigë keq. Si presh i zier shumë i lodhur, i rraskapitur, i dërrmuar; i shkelurdërstilë; bollë e vrarë; i rënkojnë eshtrat e trupit (dikujt). Është rritur me *bishta preshi (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.