Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATARÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. E shtënë, zakonisht e zgjatur, me disa armë zjarri njëherësh. Batare pushkësh (mitralozash, topash). Batare në erë. Qitje (zjarr) me batare. Qëlloi me batare. Zbrazi një batare. Mu te Rrapi, më të dalë, / Hodhe batarenë e parë. (folk.).
2. fig. Breshëri2. Batare të sharash (fyerjesh, fjalësh). Batare stërkalash.
ZBRAZ vep. ~A, ~UR 1. kal. I heq a i nxjerr diçkaje atë që ka brenda dhe e lë pa gjë, e boshatis; kund. mbush. Zbrazi thesin (trastën, koshin, shportën). Zbrazi xhepat. E zbrazi gotën (filxhanin, kovën, kazanin). Zbrazi tërë shtëpinë (dhomën, kuzhinën, korridorin). E zbrazi qerren. Dimri zbraz hambarët. (fj. u.).
2. kal. Derdh diku një lëndë që ndodhet në një enë, në një thes, në një arkë etj.; hedh diçka nga një enë në një enë tjetër; kthej. Zbraz ujin (qumështin). Zbraz miellin (misrin). Zbraz kafenë në filxhan. Zbrazën betonin në kamion. I zbrazi të gjitha plaçkat. I zbrazi andej-këtej. Zbrazi frymën (bised.) nxori ajrin nga mushkëritë.
3. kal. Heq a largoj të gjithë njerëzit që banojnë ose që janë vendosur në një vend, e lë një vend, një dhomë etj. pa njeri brenda; boshatis. Zbrazi vilën. Zbrazën vendin (qytetin, fshatin). Ushtria e zbrazi sheshin.
4. kal. Shkreh (një armë); e bëj të shpërthejë (një minë etj.); qëlloj me armë. Zbrazi armën (automatikun). Zbrazën pushkë. Zbrazi topin. Zbrazën një batare. Zbrazën ca mina. Ia zbrazi në trup (në kokë, në zemër). Kush e nxjerr koburen, s’e fut pa zbarazur. (fj. u.).
5. jokal., vet. v. III Shkrep një armë, ndez. Zbrazi pushka. Nuk i zbrazi revolja.
6. kal. Pi diçka menjëherë dhe të gjithën, rrëkëllej, hedh. E zbrazi gotën.
7. fig., kal. E them, e nxjerr të gjithë; e derdh mbi një tjetër, e shkarkoj pa lënë gjë; ia përplas dikujt të gjitha shqetësimet, sharjet etj.; e zbrazi bardhakun; e shkundi thesin. Zbrazi inatin (zemërimin, urrejtjen, dufin, vrerin). Ia zbrazi të tëra. Zbrazi të gjitha sharjet që dinte. Duroi sa duroi, pastaj e zbrazi tek ai. Nuk i ka zbrazur të gjitha.
✱Sin.: çmbush, liroj, boshatis, shpik, kthej, derdh, toçis, kulloj, shkulloj, shkrënd, rrëkëllej, thaj, shkreh, shkrep, shfryj, shkarkoj, cekoj.
♦ E zbrazi *bardhakun (dikush) keq. I zbraz *barkun (dikujt). I zbrazi (tërë) *fishekët (dikush). E zbrazi *kuletën (dikush). Ia zbrazi (ia derdhi) *trutë (dikujt). E zbrazi *thesin (dikush). I zbraz *zemrën (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë