Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATËRDÍSJ/E,~A f. Veprimi kur batërdis dikë a diçka a kur batërdisem; rrënim, shkatërrim, batisje, batërdi. Batërdisja e stomakut nga lakmia. Ndodhi gjithë kjo batërdisje. Batërdisja u erdhi nga të tjerët.
✱Sin.: rrënim, shkatërrim, batisje.
DËRRMÍM,~I m. 1. Veprimi kur dërrmoj diçka; copëtim. Dërrmimi i plisave.
2. Shkoqje e misrit, e grurit etj. Dërrmimi i misrit.
3. Plagosje nga përplasja, shembje. Dërrmimi i krahut.
4. fig. Dhënia e një goditjeje të fortë shkatërruese, mundja a thyerja keqas e dikujt. Dërrmimi i armikut.
5. fig. Lodhje a dobësim; këputje, rraskapitje. Ndiente një si dërrmim në trup.
6. fig. Tronditje e fortë, vrarje shpirtërore.
✱Sin.: thërrmim, shkoqje, thyerje, këputje, capërlim, plagosje, shembje, lodhje, dobësim, handakosje, rraskapitje, shpartallim, shkatërrim, batërdisje.
SHEMBËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje e rënduar fizike e dikujt që vjen si rezultat i lodhjes së madhe; kapitje, rraskapitje. Ndjeu një shembërkim në trup. Dhimbjen e kishte nga shembërkimi. E mori veten pas shembërkimit.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, rrekje, kërdisje, batërdisje, mundim, molisje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë