Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁHÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Kopsht i vogël zakonisht pranë shtëpisë, i mbjellë me pemë, me perime ose me lule, bashtinë; vjet. lulishte. Bahçe me pemë (me lule). Doli në bahçe. Punonte bahçen. Bahçja e shpirtit njeri i shtrenjtë (zakonisht për fëmijët). Po kjo bahçja jote dyzet rrënjë mollë, / Ç’u rrit çupa e vogël, zu ma bën me dorë. (folk.). Bahçja me lule dhe bota me njerëz kanë hije. (fj. u.). Presh në kopsht, lakra në bahçe. (fj. u.).
♦ Bahçe me lule shih kopsht me lule. Kërkon *hije në bahçe të tjetrit (dikush) iron. I lulëzon (i lulon) bahçja (edhe) në dimër (dikujt) i vjen e mira edhe kur s’e pret; i shkojnë punët gjithnjë mbarë; i bie shiu në prag të derës. I mbushet bahçja me *bar edhe në dimër (dikujt).
BÁSHNJ/E,~A f. Bashtinë2.
BASHTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Copë toke e trashëgueshme që e zotëronte një familje fshatare në sistemin e timareve dhe që e punonte si arë. Çiflig me shumë bashtina. Vendi i bashtinës. Zotërues i një bashtine. Mori me tapi një bashtinë.
2. Kopsht, bahçe. Ara e bashtina. Bashtinë plot me ferra.
3. vjet. Gjendja ekonomike dhe pozita e një mashkulli që vete dhëndër brenda në familjen e nuses dhe jeton e punon aty; kollovar (keq.). Vajti në bashtinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë