Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bashkues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADEZIV

ADEZÍV,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lëndë ose material përdoret për të bashkuar ose për të ngjitur dy ose më shumë sipërfaqe, duke krijuar një lidhjefortë midis tyre; lëndë që ka veti ngjitëse, veti bashkuese. Bleu adeziv. Kishte disa lloje adezivësh. Adeziv i përshtatshëm. Adeziv për ngjitjen e metalit (drurit, plastikës, qelqit, tekstilit etj.).
Sin.: ngjitës, bashkues, lidhës.

ANASTOMOTIK

ANASTOMOTÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me anastomozën, që i përket anastomozës, i anastomozës.
Sin.: bashkues, ngjitës, bashkëngjitës, lidhës, ndërkomunikues.

ANEKSUES

ANEKSÚES,~E mb. Që ka të bëjë me aneksimin; që shërben për aneksim; synonaneksojë; që mundaneksojë. Politika aneksuese. Qëllime aneksuese. Dosje aneksuese. Forcat aneksuese.
Sin.: ngjitës, shtues, bashkëngjitës, bashkues, pushtues.

BASHKUES

BASHKÚES,~E mb. 1.shërben për të krijuar një lidhjengushtë, që ndihmon për të krijuar një bashkim; njësues. Forcë bashkuese. Ide bashkuese. Rol bashkues. Zanore bashkuese (gjuh.) zanore lidhëse.
2. spec. shërben për të bashkuar dy pjesë të një mekanizmi a dy sende. Grup bashkues. Pllakë (kokë, unazë) bashkuese (mek.). Kunj bashkues (mek.). Ind bashkues (anat.).

CIRROZË

CIRRÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Rritja e tepruar e indit bashkues, që shkakton ngurtësimin e një organitrupit dhe prishjen e funksioneve të tij. Cirroza e mëlçisëzezë. Cirroza e veshkave (e mushkërive).

LIDHËS

LÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lidh duajt e të lashtave; ai që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhësit e duajve. Lidhësit e shartesave. Lidhësi i dengjeve të barit. Lidhës bari. Lidhësi i librave (shtypshkr.) libralidhës.
2. hek. Punëtor i hekurudhëslidh varg vagonët e trenit. Lidhësi e dha sinjalin.
3. Tel i trashë, litar etj., me të cilin lidhim diçka për ta mbajtur drejtkëmbë; varg prej metalibashkon a lidh dy pjesë të një vegle ose të një mjeti. Lidhësi i shtyllavetelefonit. Lidhësi i qostrës vargubashkon boshtin me dorezën.
4. Pjesë e mullirit si lopatë, e cila e kthen ujin që të mos bjerërrotën me fletë dhe ndalon kështu blojën. Lidhësi i mullirit. I vuri (i hoqi) lidhësin.
5. tek. Pjesë e një vegle a e një makine, zakonisht si hallkë, që shërben për ta lidhur atë pas diçkaje. Lidhësi i plugut. Lidhësi i rimorkios. Lidhës vagonësh. Nuk lejohetqëndrosh mbi lidhës.
6. ndërt. Lëndë ndërtimi (si çimento, rrëshirë etj.), që përdoret për të lidhur e për të forcuar një përzierje.
Sin.: lidhak, hallkë, bashkues, forcues, ngjitës.

RAKORD

RAKÓRD,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Element bashkues për tubat e ujit, të gazit etj. Rakord për tub bakri.

TUB

TUB,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Gyp prej metali, prej çimentoje, prej qelqi etj., i hapur ngadyja anët e me gjerësindryshme, nëpërcilin kalojnë lëngje, gazra, avuj etj.; pajisje mjetesh e aparatesh të ndryshme, që kanë trajtëtillë. Tub i thjeshtë. Tub thithës. Tub bashkues (ndarës). Tub elektronik. Tub çimentoje (çeliku, eterniti, gize, gome, teneqeje, qelqi). Tub uji (ajri). Tub shkarkimi. Tub i zënë (i bllokuar). Tuba shpimi. Tuba nafte. Tuba sobe. Tubat e ujësjellësit. Tubi i teleskopit. Tubi i shikimit pjesa kryesore e mikroskopit, e cila ka trajtën e një gypi. Reparti i tubave. Tub i ujëravezeza. Ngjit (bashkoj) tubat.
2. anat., biol. Pjesë e zgjatur me trajtëtillëorganizmin e njeriut e të kafshëve, nëpërcilën kalojnë lëndëndryshme; gyp. Tubi i frymëmarrjes. Tubi i tretjes.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.