Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËVEPRIMTÁR,~E mb. 1. Që merr pjesë në veprimtari të ndryshme bashkë me dikë tjetër a me të tjerë; bashkëveprues. Palë bashkëveprimtare.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bashkëveprimtarë në lëvizjen kombëtare.
BASHKËVEPRÚES,~E mb., libr. 1. Që vepron së bashku me një tjetër a me të tjerë për të arritur një qëllim, që vepron në bashkëpunim me një tjetër a me të tjerë. Tip bashkëveprues. Forca bashkëvepruese. Të rinjtë ishin shumë bashkëveprues më njëri-tjetrin.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bashkëveprues me fajtorin. Grup bashkëvepruesish.
NDËRVÁRUR (i, e) mb., libr. Që është i ndërvarur, që është në lidhje varësie të ndërsjellë; kund. i pandërvarur. Dukuri të ndërvarura. Tregues të ndërvarur. Ngjarje të lidhura e të ndërvarura. Botë komplekse dhe të ndërvarura. Të ndërvarura me njëra-tjetrën. Fenomene të ndërvarura. Fjali e ndërvarur. Të ndërlidhura dhe të ndërvarura reciprokisht.
✱Sin.: i ndërlidhur, bashkëveprues, i varur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë