Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bashkëvëlla”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHOK

SHOK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me të cilin jemi lidhur me miqësi gjatë jetës, në një punë a në një veprimtaripërbashkët ose në luftë për një çështjepërbashkët; njeri me të cilin kemi pikëpamje, mendime e interesapërbashkëta, kemi moshë pak a shumëafërt dhe shkojmë mirë njëri me tjetrin. Shok i mirë (i vërtetë, i rrallë). Janë shokëngushtë (të pandarë). Shok fëmijërie (vegjëlie). Shok shkolle (klase, banke). Shok i zemrës. Shok jete bashkëshort. Shok lufte. Shok armësh bashkëluftëtar për një çështjepërbashkët revolucionare e patriotike. Shokë vuajtjesh (mjerimi). Ndërmjet shokësh. Shok për kokë. Bëri (ka) shumë shokë. Shkon mirë me shokët. Njeriu i mirë është shok. Shoku shok e puna punë. Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.). Atij që i thërret shok, i ke thirrur vëlla. (fj. u.). Thuamë ç'shokë ke, të të them cili je. (fj. u.). Në rrezik e në nevojë shoku shokunndihmojë. (fj. u.).

2. Ai që është i ngjashëm me dikë nga aftësia a nga zotësia për një punë ose nga një veti e karakterit, nga një virtyt etj. I ka shokëtrrallë. Trim pa shok. Nuk e ka shokun. Nuk i gjendet shoku. Shok ka veten s'ka tjetër si ai, ka cilësiveçanta. Ai me shokë. S'jam shoku i atij.

3. Njeri me të cilin gjendemi a veprojmëbashkudisa rrethanacaktuara. Shok pjesëmarrës. drejt. ai që bashkohet ose merr pjesë bashkë me një tjetër a me disatjerë në një punë, në një veprim etj., duke pasur interesapërbashkëta me ta. Shok rruge (udhe) bashkudhëtar. Gjeta një shok. Na duhet edhe një shok.

4. Ai që luan a që merr pjesë në të njëjtën skuadër ose ekip sportiv. I kaloi shokët. Ia pasoi topin shokut.

6. Burrë a djalë, mashkull. U zgjodhën edhe shoqe, jo vetëm shokë. Kishteshumë shokë se shoqe.

7. bised. Ortak (në vendet ku ka pronë private; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Ia hëngri paratë shoku.

9. si përem. Njëri, tjetri. U mësuan shoku me shok. U zunë shok me shok.

Sin.: burrë, djalë, mashkull, ortak, partner, loc, bashkëluftëtar; bashkudhëtar; bashkëvëlla, bashkënxënës, bashkëstudent; bashkëpunëtor, bashkëshort, çift; mik, i njohur, jaran.

Nuk i gjendet shoku (shoqja). 1. (dikujt). Është shumë i aftë, i zoti, i shkathët, i bukur, i fortë etj., sa nuk ka një tjetër si ai; ka virtytelarta a cilësiveçanta, që s’i ka askush tjetër; nuk ka ndonjë tjetërngjashëm a të afërt me të (zakonisht për nga vetitë), është shumë i mirë, shumë i zoti, shumë trim etj.; nuk e ka shokun (shoqen) (dikush); shok (shoqe) ka veten (dikush); s’ka (s’e ka) një të dytë (dikush); s’e ka kush (dikë); s’i gjendet një i dytë; s’i lëshon udhë (askujt). 2. (diçkaje). Nuk ka ndonjë tjetërngjashme a të afërt me të nga vetitë, është shumë e mirë; nuk e ka shoqen (diçka). Nuk e ka shokun (shoqen) (dikush a diçka) është shumë i aftë dhe i zoti; ka virtytelarta, ka cilësiveçanta, s’ka tjetër si ai; nuk i gjendet shoku (shoqja); shok (shoqe) ka veten; s’i gjendet çifti (dikujt); s’ka të dytë; s’e bën nëna (dikë); s’e ka kush (dikë); s’i lëshon udhë (askujt); s’ia lë (s’ia lëshon) vendin (dikujt). I ka shokët *të rrallë (dikush). Shoku i jetës (shoqja e jetës) bashkëshorti (bashkëshortja). Shok (shoqe) ka veten (dikush a diçka) shih nuk i gjendet shoku (shoqja) (dikujt a diçkaje).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.