Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bashkëshort”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHKËJETOJ

BASHKËJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Jetoj bashku me një tjetër a me tjerëmarrëdhëniecaktuara; jetoj si bashkëshort me një vajzë pa lidhur kurorë me të; jetoj si bashkëshorte me një burrë pa lidhur kurorë me të; jetojbashku nën një strehë si pjesëtar i një familjeje. Bashkëjetonin si burrë e grua. Bashkëjeton me prindërit. Bashkëjetojnë pa martesë.
2. Jam njëkohësisht e bashkë me të tjerë a me diçka tjetër, jetoj bashkë me dikë a me diçka tjetër. Dy rrymakundërta filozofikebashkëjetuan gjatë.

BASHKËSHORT

BASHKËSHÓRT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zyrt. 1. Burri i martuar kundrejt gruas së vet. Bashkëshort i vërtetë. Zgjodhi bashkëshortin. Bashkëshort brinar (keq.).
2. kryes. sh. Burri, gruaja ose të dy së bashkulidhur me martesë. Detyrat e bashkëshortëve. Kujdesi i bashkëshortëve për njëri-tjetrin. E drejta e bashkëshortëve.

BASHKËSHORTËSI

BASHKËSHORTËSÍ,~A f., zyrt. qenët bashkëshort; jeta bashkëshortore. Themeli i një bashkëshortësie të mirë. Edukimi i bashkëshortësisë. E prishi bashkëshortësinë.

BRINJË

BRÍNJ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Eshtër e trupitnjeriut dhekafshëvemëdha, e gjatë, e ngushtë dhe e kthyer si hark, që del nga boshti i kurrizit e shkon deri te kocka e kraharorit. Brinja e djathtë (e majtë, e poshtme). Brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e kraharorit. Theu brinjët. Ra e këputi brinjët. Heq brinjën. E goditibrinjë. I dalshin brinjët! (mallk.). Iu thafshin brinjët! (mallk.). Hajvanëve (kafshëvesamarit) më mirë t'u numërosh brinjët, se sa t'u numërosh gjurmët. (fj. u.). kafshët e samaritmirëjenëdobëta, sesa të mos i ndjekësh dot kur ecin e të lodhin.
2. Ana e djathtë ose e majtë e trupitnjeriut, që nis nga supi e shkon deri te mesi; ijë, krah. Shtrihem (fle, kthehem) në brinjë. Me sëmbon (me ther) në brinjë. E mori plumbi brinjë me brinjë. Fle (shtrihem) brinjëbrinjë me dikë. Qesha sa me dhembin brinjët.
3. Copë mishinxirret nga pjesa anësore e trupitbagëtive dhepërdoret për ushqim. Brinjë dashi (qengji, viçi). Pjesë brinje.
4. sh. edhe ~A, ~AT Faqe e thepisur e një mali, e një shkëmbi etj., ana e pjerrët, rripë; vendvjen pak i pjerrët, e përpjetë e vogël. Brinjë e zhveshur (e thatë, e keqe). Brinjë mali. Brinjë shkëmbi. Shkoi brinjas. Kullotin brinjave. Brinja vinte e thepisur. Vështirëkalohet natën ajo brinjë. Nuk mund t’i bëhej ballë borës ndër brinja. Mustafë Broci plak me thinja, / I mbeti çallma në ato brinja. (folk.). Të më duash derëzinë, / Se për ty prisha shtëpinë, / Shita sharkun e kusinë, / Lashë dhen e dhi në brinjë! (folk.). Lepuribrinjë e hellizjarr. (fj. u.). Kokën me thinja, mendjen nëpër brinja. (fj. u.).
5. Skaji a ana e ngushtë e një sendi që e kufizon atë, buza; vija a pjesa anësore e diçkaje. Brinja e anijes (e lundrës). Brinjët e samarit. Brinjët e krehrit të tezgjahut. Brinja e arës. Deribrinjëtryezësdrunjtë.
6. gjeom. Vija anësore e një figure gjeometrike; vija ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik. Brinjët e trekëndëshit (e katrorit). Brinja e kubit. Gjatësia e brinjës. Raporti ndërmjet brinjës së pesëkëndëshit të rregullt dhe diagonales së tij.
7. krahin. Bucelë për ujë. Mbushi brinjat.
8. usht. Krah; anë. U dha urdhër për t'i sulmuar nga brinjët.
Sin.: ijë, krah, të hollët, rripë, brinjoke, shpat, rrëpirë, kërnalle, dërrmë, breg, buzë, cak, qenar, anë, anie, skaj, skiç, zgrip, kufi, bucelë, bulirë, cumër, bukli.
Në atë brinjë fli! iron. shih në atë krah fli! iron. ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. 1. U këputapunuari, punova shumë e u lodha pa masë, u rraskapita; më dhembin brinjët nga lodhja; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ra bretku; më ranë kockat; më ra lëkura. 2. Qesha aq shumë sa më dhembin brinjët, u këputaqeshuri me të madhe, u gajasa; mbaj barkun me dorë; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; rashëshpinë (në kurriz). Brinjëbrinjë. 1. Tejpërtej; gjithë, krejt. 2. Shumë, fort. Iu frynë (iu ënjtën, i kërcitën) brinjët (dikujt) iron. u fry, u ngop jashtë mase, iu barku daulle. Është me dy fije brinjë (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). S’i ka *mish brinja (dikujt). këputi (më theu) brinjët (dikush) iron. 1. Më këputiqeshuri, më bëriqesh aq shumë, sa më dhëmbin brinjët, më gajasi; më la me duar në ijë; mbaj (zë) brinjët me dorë. 2. Më gënjeu rëndë, më tha shumë gënjeshtra, më ngopi me gënjeshtra; këputi ijët. Kërkon *lesh nga kau i brinjës (dikush). Mbaj (zë) brinjët me dorë shih ranë (m’u këputën, shtira) brinjët2. I kanë mbetur vetëm brinjët (dikujt) është dobësuar shumë, është me dy fije brinjë (dikush); është bërë kockë e lëkurë (dikush); i numërohen brinjët. E mbështeti brinjën (dikush) shpërf. shih i ktheu patkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) shpërf. I numërohen brinjët (dikujt) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). E njoh me *lëkurë e me brinjë (dikë). T’u thafshin brinjët! mallk. u tretsh!, u dobësofsh nga shëndeti! I theu brinjët (dikujt) keq. e rrahu fort, e shqepi; i theu dhëmbët; i zbërtheu brinjët. S’e vë brinjë (dikë) mospërf. nuk e merr për grua a për burrë, s’pranon ta ketëkrah si bashkëshorte a si bashkëshort. I zbërtheu brinjët (dikujt) keq. 1. shih i theu brinjët (dikujt). 2. E detyroi t’i nxirrtegjitha ç’kishte; ia zbuloigjithafshehtat a mendimet. Ia zbuti brinjët (dikujt) keq. shih ia zbuti kurrizin (shpinën) (dikujt) keq.

BURRË

BÚRR/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkullmoshëpjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Burrë me qokë burrë që i zë vend fjala. Dyzet vjeç burrë. Rroba (veshje) burrash. Kostum (pallto, këpucë, këmishë, çorape) burrash. Rrobaqepësi për burra. Punë burrash. I them vetes burrë e quaj vetenrritur. Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. (fj. u.). Nuk lind burri me mustaqe. (fj. u.). Druri nga pemët, burri nga punët. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh fjala. (fj. u.). Kalit i ka hije shala, burrit i ka hije fjala. (fj. u.).
2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. (fj. u.). Ç’e do mallë e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë. (fj. u.). Keq me burrë e keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë. (fj. u.).
3. fig. Njeri i fortë, trim, i besës, i fjalës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. Gruaburrë se burrat. S’e bëj për burrë nuk e quaj trim, s’e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Kush është burrë nuk frikohet / Po vdes, po vdes si një dëshmor. Miku im me vulë, / Doli burrë e deli burrë. (folk.). Muri luan, burri s’luan. (fj. u.). Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. (fj. u.). Fjala e burrit - pesha e gurit. (fj. u.). Trimi njihetsheshburrave. (fj. u.). Mos iu tremb punës kurrë, por i qëndro si burrë. (fj. u.).
4. fig. Njeri i shquarveprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh.
Sin.: bashkëshort, shoq, shok), trim, fisnik, besnik, udhëheqës, personalitet, kokë.
*Besë burrash (besa e burrave) etnogr. Bëhem burrë marr guxim dhe trimërohem, nuk trembem më; marr zemër. M’u (si) burri i nënës (dikush) përb.është mërzitur shumë, s’e duroj dot; e urrej a e përbuz për sjelljen e tij a për marrëdhëniet e këqija që ka me mua; m’u njerk; nuk e shoh dot me sy (dikë). (U ) bjeri burri burrit! (diku) u rrëmujë e potere e madhe diku; u kacafytën njerëzit njëri me tjetrin pa parë se ç’po bëjnë; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin; (u ) merre ta marrim. Burri i botës përçm. dikushtrimërohet pa ngurrim, por që s’e njeh njeri për të tillë; një njeri kushdo qoftë, dikushi. Si burri me burrin hapur, trimërisht, siç u ka hije burrave. Burrë me çika trim e i zoti, njerishquhet midistjerëve; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). Burri i dheut njeri i zoti, me karakterfortë (edhe si thirror). (Burrë) katërqind *dërhemë. Burrë shteti libr. njeri i rëndësishëm e me funksionelarta shtetërore; personalitet shoqëror (politik). *Fjalë burri. Na dy *groshë e më qaj burrin! përçm. (Është) një burrë e gjysmë (dikush) është trim i madh, është trim e shkuar trimit, është trim mbi trima. S’ka burrë nëne... s’ka njeri aq të aftë e të zotin që t’ia dalëkrye një pune a që t’i dalë përpara dikujt; s’ka bir nëne... S’ka *lidhje burri (dikush) përb. Pesë (dy) *para burrë (njeri). Në *shesh të burrave (të mejdanit). Tre *pëllëmbë burrë keq.

FAT

FAT,~I m. sh. ~E, ~ET fet., filoz. 1. Fuqi e panjohur, që besohet se përcaktonmënyrëpashmangshme ecurinë e jetësnjeriut ose rrjedhën e ngjarjeve. E la në mëshirëfatit (dikë a diçka).
2. Gërshetim rrethanash a lidhje ngjarjeshrastitjetën e njeriut; rrjedhë ngjarjeshmbarojnë me një fundkënaqshëm; mbarësi (edhenjësi frazeologjike). E solli fati. Është me fat. Për fat të mirë fatmirësisht. Për fat të keq fatkeqësisht. Fat i bardhë.
3. E ardhmja e dikujt a e diçkaje. Nuk dihet se si do të jetë fati i tij. Fati i njeriut. Kujdesem për fatin e fëmijëve.
4. Pjesa që i takon dikujt për të marrë. Iu fat i erdhi diçka e mirë.
5. Bashkëshort; bashkëshorte. E mori për fat u martua. Fati i parë është i mbarë (fj. u.).
Sin.: e shkruar, e thënë, orë, rrisk, rrësk, kësmet, nafakë, baft, yll, e ardhme, ogur, short.
bëhet fat (diçka) më vjen diçka e mirë, zakonisht vetë e pa e pritur; arrijkem diçka që më pëlqen; ecën fati (për diçka);bëhet kësmet vjet. Më ka buzëqeshur fati më ka ecur mbarëjetë; kam parë ditëmira; më erdhi papritur një e mirë e madhe. I doli fati (dikujt) e gjeti bashkëshortin, u fejua a u martua (zakonisht për vajzat); i doli kësmeti vjet.; i doli asi thjeshtligj.; kund. iu thye fati. ecën fati (për diçka) shkon gjithnjë mbarë, kam fat gjithnjë, jam me fat; bëhet fat (diçka). Për fat të keq fatkeqësisht, mjerisht; kund. për fat të mirë. Për fat të mirë fatmirësisht, lumturisht; kund. për fat të keq. Për *ironifatit iron. libr. E ka fatin me *barrë (dikush). E ka lënë në *dorëfatit (dikë a diçka). E lë në *mëshirëfatit (dikë a diçka). Rrota e fatit ngjarjet e paparashikuarajetën e njeriut. Çastvendos fatin, çast i pashmangshëm, i paracaktuar. Iu thye fati (dikujt) u nda nga burri; nuk u lidh dot me një burrë, nuk u martua dot me të; iu prish fejesa (zakonisht për vajzat); kund. i doli fati.

ORTAK

ORTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që punon bashkë me një tjetër a të tjerë dhe i ndajnë fitimet bashkë, bashkëpunëtor në një punë; pjesëtar me të drejtabarabartadiçka. Ortakë të një dyqani. Ortaktregti. U bënë ortakë. Ortakë jemi, shokë s’jemi. (fj. u.). Po të bëhesh ortak me shejtanë, koçanët ke për të mbledhur. (fj. u.).
2. krahin. Bashkëshort. rroftë ortaku! (ur.).
3. fig., keq. Bashkëpunëtor në një punëkeqe a në një veprimtaridëmshme. Ortakët e kontrabandës së drogës.

PABESË

PABÉSË (i, e) mb. 1. Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.
2. ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt, që nuk e ruan dashurinë për të ose që nuk e ndjek me besnikëri, që nuk është besnik; kund. besnik. Bashkëshort i pabesë. Mik i pabesë. I doli e pabesë.
3. bëhetmënyrëpandershme e prapa krahëvedikujt për ta goditur e dëmtuar sa më shumë. Sulm i pabesë. Vrasje e pabesë. Komplot i pabesë.
4. Që të zhgënjen; i gënjeshtërt. Ç’botë e pabesëishte atëherë!
5. vjet. Që nuk është besimtar, që nuk beson më në dogmën fetare; i pafe.
6. fet., vjet. ishte i një fejendryshme nga ajo e dikujt tjetër, që ishte i një besimi kundërshtar me një tjetër.

PARTNER

PARTNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që merr pjesëbashku me një tjetër a me të tjerë në një lojë, në një ndeshje, në një shfaqjeskenë a në një veprimtari tjetërtillë. Partner i mirë. Partnershah.
2. Ai që bënbashku me një tjetër a me të tjerë një punë, një marrëveshje, një bisedë etj. Partner i fuqishëm. Ka hyrëmarrëdhënie me partnerëshumtë. ShoqataPartnerë për fëmijët”.
3. Bashkëshort. I qëndron besnike partnerit. E prishi lidhjen me partnerin.
4. Bashkëjetues me një tjetër.
5. Ai që krijon një lidhje intime me një tjetër, i dashur; ai që kryen marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Krye marrëdhënie me disa partnerë.

PLAKËSHKRETË
POLIGAMIST
SHOK

SHOK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri me të cilin jemi lidhur me miqësi gjatë jetës, në një punë a në një veprimtaripërbashkët ose në luftë për një çështjepërbashkët; njeri me të cilin kemi pikëpamje, mendime e interesapërbashkëta, kemi moshë pak a shumëafërt dhe shkojmë mirë njëri me tjetrin. Shok i mirë (i vërtetë, i rrallë). Janë shokëngushtë (të pandarë). Shok fëmijërie (vegjëlie). Shok shkolle (klase, banke). Shok i zemrës. Shok jete bashkëshort. Shok lufte. Shok armësh bashkëluftëtar për një çështjepërbashkët revolucionare e patriotike. Shokë vuajtjesh (mjerimi). Ndërmjet shokësh. Shok për kokë. Bëri (ka) shumë shokë. Shkon mirë me shokët. Njeriu i mirë është shok. Shoku shok e puna punë. Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.). Atij që i thërret shok, i ke thirrur vëlla. (fj. u.). Thuamë ç'shokë ke, të të them cili je. (fj. u.). Në rrezik e në nevojë shoku shokunndihmojë. (fj. u.).

2. Ai që është i ngjashëm me dikë nga aftësia a nga zotësia për një punë ose nga një veti e karakterit, nga një virtyt etj. I ka shokëtrrallë. Trim pa shok. Nuk e ka shokun. Nuk i gjendet shoku. Shok ka veten s'ka tjetër si ai, ka cilësiveçanta. Ai me shokë. S'jam shoku i atij.

3. Njeri me të cilin gjendemi a veprojmëbashkudisa rrethanacaktuara. Shok pjesëmarrës. drejt. ai që bashkohet ose merr pjesë bashkë me një tjetër a me disatjerë në një punë, në një veprim etj., duke pasur interesapërbashkëta me ta. Shok rruge (udhe) bashkudhëtar. Gjeta një shok. Na duhet edhe një shok.

4. Ai që luan a që merr pjesë në të njëjtën skuadër ose ekip sportiv. I kaloi shokët. Ia pasoi topin shokut.

6. Burrë a djalë, mashkull. U zgjodhën edhe shoqe, jo vetëm shokë. Kishteshumë shokë se shoqe.

7. bised. Ortak (në vendet ku ka pronë private; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Ia hëngri paratë shoku.

9. si përem. Njëri, tjetri. U mësuan shoku me shok. U zunë shok me shok.

Sin.: burrë, djalë, mashkull, ortak, partner, loc, bashkëluftëtar; bashkudhëtar; bashkëvëlla, bashkënxënës, bashkëstudent; bashkëpunëtor, bashkëshort, çift; mik, i njohur, jaran.

Nuk i gjendet shoku (shoqja). 1. (dikujt). Është shumë i aftë, i zoti, i shkathët, i bukur, i fortë etj., sa nuk ka një tjetër si ai; ka virtytelarta a cilësiveçanta, që s’i ka askush tjetër; nuk ka ndonjë tjetërngjashëm a të afërt me të (zakonisht për nga vetitë), është shumë i mirë, shumë i zoti, shumë trim etj.; nuk e ka shokun (shoqen) (dikush); shok (shoqe) ka veten (dikush); s’ka (s’e ka) një të dytë (dikush); s’e ka kush (dikë); s’i gjendet një i dytë; s’i lëshon udhë (askujt). 2. (diçkaje). Nuk ka ndonjë tjetërngjashme a të afërt me të nga vetitë, është shumë e mirë; nuk e ka shoqen (diçka). Nuk e ka shokun (shoqen) (dikush a diçka) është shumë i aftë dhe i zoti; ka virtytelarta, ka cilësiveçanta, s’ka tjetër si ai; nuk i gjendet shoku (shoqja); shok (shoqe) ka veten; s’i gjendet çifti (dikujt); s’ka të dytë; s’e bën nëna (dikë); s’e ka kush (dikë); s’i lëshon udhë (askujt); s’ia lë (s’ia lëshon) vendin (dikujt). I ka shokët *të rrallë (dikush). Shoku i jetës (shoqja e jetës) bashkëshorti (bashkëshortja). Shok (shoqe) ka veten (dikush a diçka) shih nuk i gjendet shoku (shoqja) (dikujt a diçkaje).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.