Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËSHOQËRÚES,~E mb. 1. libr. Që shoqëron diçka tjetër ose që ndjek një send a një dukuri tjetër. Lëndë bashkëshoqëruese të metaleve. Mikrobe bashkëshoqëruese të mikrobit kryesor. Sëmundje bashkëshoqëruese. Karakteristika (tipare) bashkëshoqëruese. Relacioni bashkëshoqërues.
2. bujq. Që mbillet në të njëjtin vend së bashku me një bimë tjetër kryesore. Bimë bashkëshoqëruese.
BASHKËSHOQËRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që shoqëron dikë për t'i treguar rrugën ose për t'i shpjeguar diçka, shoqëruese. Erdhi me dy bashkëshoqërueset e saj. E caktuan si bashkëshoqëruese të nuses.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë