Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bashkërenduar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHKËKOORDINUAR

BASHKËKOORDINÚAR (i, e) mb. I bashkërenduar. Veprime të bashkëkoordinuara.

BASHKËRENDUAR

BASHKËRENDÚAR (i, e) mb., libr. është bashkërenduar me diçka tjetër për të arritur një qëllim; i koordinuar. Veprime (masa) të bashkërenduara. Pikëpamje (qëndrime) të bashkërenduara. Lëvizje të bashkërenduara. Detyra të bashkërenduara.

BASHKËRENDUES
GOZHDË

GÓZHD/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kunj metali me kokënjërën anë, që ngulet për të mbërthyer diçka. Gozhdë trarësh (potkonjsh). Gozhdë këpucësh. Fabrikë gozhdësh.
2. fig. Merak i madh që të bren përbrenda; peng. I ka mbetur (ia la) gozhdë (në zemër).
Sin.: peronë, shajkë, telishtë, peng.
I bëj sytë gozhdë shikoj me vëmendje dhe i përqendruar për një kohëgjatë; nuk ia ndaj shikimin; ia ngul sytë (dikujt a diçkaje); ia ngjit (ia qep) sytë (dikujt a diçkaje); nuk ia shkëput (nuk ia heq) sytë (dikujt a diçkaje). I bie gozhdës e potkoit (për diçka) flet vazhdimisht për po atë gjë, ngul këmbë për diçka, po aty e ka fjalën; i bie thumbit (e potkoit). Për një gozhdë shkoi potkoi për diçka farevogël humbi a vajti dëm diçka e madhe; për një potkua shkoi kali. Gozhda e Nastradinit iron. diçkadikush e lë varur, të pambyllur, me qëllim që të ketëdrejtëndërhyjë sa herëdojë. Gozhdë e ndryshkur keq. njeri i pazoti e i pavlerë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. E kam gozhdëzemër (në shpirt) (diçka) e kam merakmadh, që më bren përbrenda e nuk më hiqet; e kam pengzemër; e kam thikëzemër; e kam brengëzemër. (E kërkoi) si *breshka gozhdën (dikush). E mbath kalin pa gozhdë (dikush) iron. shih heq (tërheq) buallin nga bishti (dikush) keq. I ngeci *sharragozhdë (dikujt). Ngriti *këmbën e nguli gozhdën (dikush). I mbeti gozhdë (diçka) i bëri përshtypjemadhe, nuk e harron, e ka merak derisa ta shlyejë; i mbeti kunj; i mbeti peng (në zemër). E mbërtheu me gozhdë. 1. (diçka). E tha diçkamënyrë plotësishtvendosur, e nguli mirë dhe e bëri si të paluajtshme. 2. (dikë). E zurifjalë, e bëriheshtë e të nënshtrohet me arsyeforta, s’ka nga luan; e vuri me shpatulla pas murit. Na nallban një gozhdë! tall. ia bënkeqen vetes, dëmton veten, mbibie çfarë bën; vetë e ka fajin; vret veten me gishtin e madh. I ngeci *sharragozhdë (dikujt). Ngul gozhdë (dikush) të thumbon keq me fjalë, të shpotitmënyrë therëse; i hedh (i fut) thumba (dikujt). Njëri i bie gozhdës (thumbit) e tjetri potkoit secili bën sipas kokës së vet, nuk veprohetmënyrëbashkërenduar e të harmonishme, nuk ka mirëkuptim, nuk merren vesh njëri me tjetrin; njëri i bie kudhrës e tjetri çokut (çekiçit); unë për lisa e ti për fshesa; ku i bie daulles unë e ku e hedh vallen ti! *Pilaf me gozhdë tall. Pres gozhdë (thumba) mërdhij shumë, ngrijftohti, dridhem e më kërcasin dhëmbët ngaftohtë. Rri mbi gozhdë nuk jam i qetë, i lirshëm a i shkujdesur; nuk rri dot në një vend; kam një hallmadh që më mundon e nuk më lë të qetë; rri mbi gjemba; jam (rri) në (ndër) grepa. vend që t’i bjerë gozhdës (thumbit), i bie potkoit (dikush) nuk qëllon aty ku duhet, nuk thotë a nuk bën atë që duhet. I zuri *sharragozhdë (dikujt).

HARMONIZUES
HOLIZËM

HOLÍZ/ËM,~MI m., filoz. Doktrinë filozofike sipascilës pjesët e veçanta mundkuptohen vetëm kur vendosenmarrëdhënie me të tërën; dukurishikon strukturën si një tërësi e bashkërenduar, jo si bashkim pjesësh të izoluara.

KOORDINUAR

KOORDINÚAR (i, e) mb., libr. I bashkërenduar.

KUDHËR

KÚDH/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. tek. Trung prej çeliku me një sipërfaqesheshtë, mbicilin farkëtari rreh hekurin e nxehur.
2. anat. Kockë e vogëlbrendësiveshittrajtën e këtij trungu; veshi i brendshëm a i mesëm. 3. fig., lart. Vend a mjedis edukimi dhe kalitjeje për të rinjkushtevështira; farkë. Kudhër kalitjeje. E kam provuar atë kudhër.
Sin.: najë, farkë, farkëtari.
Ose kudhër ose çekan ose i fortë e zot i vetes, ose i dobët e shërbëtor i të tjerëve; ose do të godasësh, ose do të goditesh; ose hu ose thupër. Njëri (i bie) kudhrës e tjetri çokut (çekiçit) bëjnë punë jo të bashkërenduar; tjetër thotë a bën njëri e tjetër thotë a bën tjetri, pa lidhje, pa u marrë vesh mirë e duke penguar njëri-tjetrin; secili për hesap të vet; njëri (i bie) gozhdës e tjetri potkoit.

MAKINË

MAKÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet mekanik ose elektrik i përbërë nga një tërësi pjesësh të fiksuara e të lëvizshme, ku secila kryen një rol të caktuar dhegjithabashku bëjnë një punëveçantë duke shfrytëzuar transmetimin ose modifikimin e energjisë. Fabrikë për prodhimin e makinave. Inxhinier makinash. Makina bujqësore. Makina udhëtimi. Makinë elektrike (kibernetike). Makinë me avull (me motor).
2. Pjesë e parë e emërtimeve për llojendryshme makinashkryejnë funksioneveçanta: Makina bluese makinë që shërben për të bluar drithin a diçka tjetër. Makinë grirëse makinë ose pajisje që shërben për të grirë diçka. Makinë fshirëse makinë që shërben për të fshirë rrugët. Makinë për grirjen e mishit pajisjeshërben për të grirë mishin. Makinë korrëse makinë bujqësore që shërben për të korrur prodhimin. Makinë kositëse makinë bujqësoreshërben për të korrur barin, drithin etj. Makinë larëse lavatriçe, rrobalarëse. Makinë llogaritëse pajisje e vogël dorepunon me bateri dhe shërben për të bërë llogaritje me numra. Makinë mbjellëse makinë bujqësoreshërben për të mbjellë farat ose filizat. Makinë ngjyrosjeje makinëshërben për të ngjyrosur rroba a diçka tjetër. Makinë qepëse makinëshërben për të qepur rroba. Makinë rroje pajisje e vogël dorepërdoret nga burrat për të rruar mjekrën; pajisje e vogël dore që shërben për të rruar qimet e trupit. Makinë shirëse makinë bujqësorendan drithin dhe farat e tjera nga pjesa tjetër e bimës. Makinë shkrimi pajisje tipografike me çelësashërben për të shtypur shkronja, numra dhe simbole në një letërfutur në rul. Makinat e tezgjahut makinë tekstileshërben për të thurur pëlhura. Makinë tharëse pajisjeshërben për të tharë rroba, fruta etj., tharëse.
3. Automobil, veturë, automjet. Makinë e re (e vjetër). Makinë ushtarake (civile). Makinë e hapur (e mbyllur). Makinë e madhe (e vogël). Makina e zjarrfikësve (e ndihmësshpejtë, e policisë rrugore). Rrotat (gomat) e makinës. Timoni i makinës. Rrugë makinash. Ndez (fik) makinën. Hipimakinë. Ngas makinën. Udhëtoj me makinë. E zë makina.
4. Pjesë e parë e emërtimit për makinat e zakonshmepërshtaten dhe kthehenmjete luftarake: Makinë bombë makinë e pajisur me bombëshpërthen kur aktivizohet me telekomandë. Një makinë bombë shpërtheusheshin e qytetit.
5. fig. Tërësi organesh a institucionesh që punojnë si një mekanizëm i vetëm, në mënyrërregullt e të bashkërenduar, për të kryer një detyrë a për të zhvilluar një veprimtaricaktuar. Makina shtetërore. Makina e luftës. Makinë propagandistike.
Sin.: automobil, veturë, automjet.

MUZIKË

MUZÍK/Ë,~A f. 1. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anëtingujvebashkërenduar në një mënyrëtillë ritmike që të tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e të kenë harmoni; tërësia e vepravekëtij arti ose një vepër e tillë; melodia e një vepretillë; krijimtaria muzikore e një kompozitori; mënyra e veçantë e krijimtarisë së tij muzikore. Muzikë instrumentale muzikë e shkruar për t’u luajtur me një vegël ose me disa vegla muzikore. Muzikë vokale muzikë e shkruar për t’u kënduar me zë. Muzikë korale muzikë e shkruar për kor. Muzikë simfonike muzikë e kompozuar për orkestër simfonike. Muzikë popullore (klasike, operistike, e përpunuar). Muzikë e lehtë muzikë këngësh dhe vallëzimi. Muzikë dhome muzikë e shkruar për t’u luajtur me një numërvogël veglash muzikoresallavogla. Muzikë vallëzimi. Muzikë baladë. Historia (teoria) e muzikës. Shkollë muzike. Mësues muzike. Studion për muzikë. Ka prirje (ka vesh) për muzikë. Merret me muzikë. Muzikë e bukur (e ëmbël, e gëzuar). Muzika dhe fjalët e një kënge. Tingujt e muzikës. Program me muzikë popullore (të zgjedhur). Muzikë sipas kërkesavedëgjuesve. Çelës muzike shenjë e pentagramit që tregon notën.
2. Pjesa e melodisë së një vepre muzikore, e cila luhet me vegladallim nga pjesakëndohet me zë. Muzika dhe kënga. Më pas i dëgjohet muzika diçkaje vonë do të bëjë jehonë, më pas do të merret vesh ç’është, pastaj i del tymi (zakonisht për diçka jo të mirë, që s’kuptohet menjëherë).
3. Vegël muzikore e vogël, me disa fletëza të metalta në dy anët e një pllake dhe me një a dy radhë vrimash për to, së cilës i bie duke i fryrë me gojë. Muzikë goje. I bie muzikës.
4. dhe sh. ~A, ~AT bised. Orkestër; bandë muzikore. Muzika ushtarake. Drejtues muzike.

PABASHKËRENDUAR
RAKORDUAR

RAKORDÚAR (i, e) mb., libr. 1. I bashkuar me rakord. Tub gome i rakorduar.
2. I bashkërenduar. Përpjekje të rakorduara.
3. (Diçka) për të cilën është rënë dakord. Marrëveshje e rakorduar. Plan veprimi i rakorduar.

SHPAT

SHPAT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Faqja e pjerrët e një mali a e një kodre, zakonisht e gjerë e pa gropa. Shpat shkëmbor. Shpateveshura (të blerta, të zhveshura). Shpat mali (kodre). Shpatshpat. Kullotin shpateve.
2. arb. Pyllfaqemalit.
Ia fut (ia lëshon) shpatit (dikush) flet kot, thotë gjepura; lodhetfoluri e s’e dëgjon njeri; flet në erë; bluan egjër; grin lakra bised.; grin sallatë bised.; i bie legenit bised. Ia dha shpatit (dikush) iku, ia mbathi, iku me të katra, fluturoi; iku e u zhduk shpejt (zakonisht nga frika); mori këmbëtkrahë; i bëri këmbëtlehta; mbathi opingat; mori arratinë; çau ferrën. Njëri shpatit e tjetri malit secili bën sipas kokës së vet, nuk veprohetmënyrëbashkërenduar e të harmonishme, nuk ka mirëkuptim, nuk merren vesh njëri me tjetrin; njëri gozhdës e tjetri potkoit; njëri përpjetë e tjetri tatëpjetë; unë për lisa e ti për fshesa.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.