Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKSIONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ek., fin. Pronar a zotërues i një pjese të aksioneve në kapitalin e një shoqërie aksionare, duke pasur të drejta dhe detyrime në këtë pronësi. Aksionar i madh. Libri i aksionarëve. Të drejtat e aksionarëve. Interesat e aksionarëve. Mbledhja e aksionarëve. Njoftim për aksionarët.
✱Sin.: bashkëpronar, hisetar, hisenik, ortak.
BASHKËZOTËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT drejt. Bashkëpronar.
DYPRONËSÍ,~A f. Të qenët bashkëpronar me një tjetër; bashkëpronësi. Probleme juridike që prodhon dypronësia.
HISENÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Pjesëtar ose bashkëpronar që ka hise në një pronë.
2. iron. Pjesëtar në krim a në një punë të keqe.
✱Sin.: pjesëtar, bashkëpronar, trashëgimtar, ortak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë