Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËPËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Përkim i dyanshëm ndërmjet gjuhësh, takim në njësi e në dukuri gjuhësore; bashkëpajtim. Bashkëpërkime gjuhësore. Bashkëpërkime fonetike (leksikore, gramatikore). Bashkëpërkimet shqiptaro-balte.
KONKORDÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh., libr. Përkim, bashkëpajtim.
PËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përkoj me një tjetër.
2. Gjendja kur përkoj me një tjetër. Përkim i rastit. Përkim i përkohshëm interesash.
3. Marrëdhënie afrie, ngjashmëri ndërmjet elementeve përbërëse ose ndërmjet gjërave a dukurive të afërta; përputhje. Përkime të pjesshme.
4. gjuh. Përshtatje. Përkimi i mbiemrit me emrin.
✱Sin.: përputhje, përshtatje, pajtim, bashkëpajtim, bashkëpërkim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë