Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bashkëkombës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHKATDHETAR

BASHKATDHETÁR mb. 1. Që ka të njëjtin atdhe me një tjetër a me të tjerë, bashkëkombës. Jemi bashkatdhetarë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Bashkatdhetarët e mi. Dëshirat e bashkatdhetarëve. Tubimi i bashkatdhetareve. Bashkatdhetarët kanë ndihmuar për rindërtimin e shkollavevendlindje.
Sin.: bashkëkombës, bashkëvendës, njëkombës, njëgjakës, patriot, bashkëpatriot.

BASHKËKOMBËS
NJËKOMBËS
TJETËRKOMBËS

TJETËRKÓMBËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i përket një kombi tjetër; ardhës, i huaj. Bashkëkombës e tjetërkombës kishin mbushur sheshin për të ndjekur recitalin e artistitmadh.

VËLLA

VËLLÁ,~I m. sh. VËLLÉZËR, VËLLÉZËRIT 1. Djali kundrejt fëmijëvetjerëkanë prindërnjëjtë. E kam vëlla. Jemi vëllezër. Vëllai i madh (i vogël). Vëllai im. I vëllai vëllai i tij (i saj). Vëlla e motër. Duhen si vëllezër e shkuar vëllezërve. Vëllai për vëllanë. (fj. u.). vëllezërit duhet ta ndihmojnë kurdoherë njëri-tjetrin.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për vëllezërndryshëm. Vëlla prej babait (prej nënës) djali kundrejt fëmijëvetjerë nga baba (ose nga nënë) tjetër. Vëlla i gjetur vëlla vetëm nga nëna ose vetëm nga babai. Vëlla qumështi djali kundrejt fëmijëve të një familjeje tjetër, nëna e të cilëve i ka dhënë gji. Vëlla gjaku dy shokët e ngushtëpinë nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit. Vëlla shpirti vëllam. Vëlla i shpifur vëlla prej nëne, të cilin e ka me burrëdytë. Vëlla me hajmali vëllam. Vëllakatund (etnogr.) familje e një katundivjen e ngulet në një katund tjetër me pëlqimin e tyre. Vëlla trojesh (etnogr.) ai që nuk ka lidhje gjaku me ata që ka kufitarë tokash, por që është vendosur aty me pëlqimin e tyre.
3. etnogr. Vëllam, probatin. E kishte bërë vëlla. Ishin bërë vëllezër.
4. Ai që është i një gjaku a i një fisi me dikë tjetër, ai që është i së njëjtës kombësi a i të njëjtit komb me një tjetër, bashkëkombës. Vëllezër të një gjaku. Vëllezërit tanë jashtë kufijve. Jemi vëllezër shqiptarë.
5. Ai me të cilin na lidhin kushtet shoqërore e qëllimet e përbashkëta; shok mendimi e ideje; shok lufte; shok a mik shumë i ngushtë. Vëllezër armësh. Jemi vëllezër. E kam vëlla e shkuar vëllait e kam shok e mik shumëdashur, si vëlla e më të afërm se vëllain.
6. Përdoret për t'iu drejtuar me ngrohtësi, në mënyrë familjare e miqësore një burri, një djali ose një të riu. Eja ti vëllai im! Që thua ti, vëlla i dashur... More vëlla! Ç'të të them, more vëlla!
7. bot., kryes. sh. Filiz bimedel e rritet njëkohësisht nga e njëjta rrënje; këlysh; binjak; kopil; vet. sh. disa kallinj misringjiturbashku. Bimë me shumë vëllezër. Ka nxjerrë vëllezër. Kanë dalë vëllezër. Bimë me shumë vëllezër. Ka nxjerrë vëllezër. Kanë dalë vëllezër.
Sin.: byrazer, bacë, lalë, apë, vëllath, vëllam, bashkatdhetar; këlysh, lastar, binjak, kopil.
(Janë) *motër e vëlla. Sikur edhe vëllai të më lindë! kurrë, çfarëdo që të ndodhë, edhe sikur të më vijë diçka shumë mirë (për diçka që s’dua ta bëj); edhe sikur nëna të më ngjallet! Vëllezër (binjakë) siamezë libr. njerëz shumëngjashëmpamje, në mendime, në sjellje e në shije; njerëzlidhur fort, që nuk ndahen kurrë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.