Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËBISEDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bisedon me një tjetër, ai që merr pjesë në një bisedë; bisedues, bashkëfolës. Bashkëbisedues i këndshëm. Bashkëbisedues të barabartë.
2. Pjesëmarrës në bashkëbisedime. Bashkëbisedues aktiv. Secili bashkëbisedues merr pjesë në dialogun filozofik.
BASHKËFÓLËS,~I m. ~, ~IT libr. Bashkëbisedues1. Bashkëfolës i vëmendshëm.
BISEDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merr pjesë në një bisedë, bashkëbisedues, bashkëfolës.
2. Ai që merr pjesë në bisedime, pjesëmarrës në bisedime. Biseduesit diskutuan me tone miqësore.
3. Ai që bën një bisedë për një temë a çështje të caktuar. Bisedues mbushamendës. Bisedues me përvojë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë