Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËBISEDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bashkëbisedoj me një tjetër; bisedim ndërmjet dy a më shumë vetave, rrahje e shkëmbim mendimesh për një çështje; bashkëfjalim; dialog. Bashkëbisedime zyrtare. Bashkëbisedimi me komunitetin. Bashkëbisedim i frytshëm.
2. kryes. sh. Rrahje e shkëmbim mendimesh për të caktuar kushtet e një marrëveshjeje; bisedime të përbashkëta; negociatë. Bashkëbisedime shoqërore (zyrtare). Bashkëbisedime për paqe. Zhvilluan bashkëbisedime.
3. ars. Formë kontrolli pa nota për njohuritë e fituara që bëhet në fund të një cikli leksionesh. Bashkëbisedimet përfundimtare.
4. Bisedë e përbashkët e një grupi njerëzish për një temë politike, shoqërore a shkencore. Marr pjesë në bashkëbisedime.
✱Sin.: bashkëfjalim, dialog, negociatë.
BASHKËBISED/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Flas me një a më shumë veta, bisedoj me një tjetër. Bashkëbisedoj hapur me ta. Duhet të bashkëbisedosh me të gjithë.
BASHKËFJALÓS vep., ~A, ~UR jokal. Bashkëbisedoj.
DIALOG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Bëj dialog me dikë; bashkëbisedoj. Mëson të dialogojë. Ndërveprojnë e dialogojnë me njëri-tjetrin.
KOMUNIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Bëj a jap një njoftim, lëshoj një komunikatë; njoftoj dikë; kumtoj. Komunikova për herë të fundit. Komunikoj me gojë (me shkrim, me internet).
2. Bashkëbisedoj me dikë nëpërmjet një mjeti komunikimi; shkëmbej mendime, diskutoj etj. me dikë. Do të komunikojmë së bashku sa më shpejt.
✱Sin.: flas, kumtoj, bashkëbisedoj, ndërlidhem.
►KONTAKT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Takohem me dikë, kam kontakte të rregullta me të.
2. vetv. Ndërlidhem; bashkëbisedoj me dikë. Kontaktohemi me telefon.
3. pës. e KONTAKTÓJ.
✱Sin.: takohem, ndërlidhem, bashkëbisedoj.
KUMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I transmetoj dikujt një kumt.
2. kal. I jap dikujt një njoftim a lajm të zakonshëm; njoftoj dikë për diçka.
3. jokal. Bashkëbisedoj me dikë. Kumtoj me fqinjët.
4. jokal. Mbaj kumtesë në një konferencë shkencore. Kumtova edhe unë në atë simpozium.
✱Sin.: njoftoj, informoj, bashkëbisedoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë