Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASAMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga këmbëzat e shkallëve të një ndërtese, shkallare. Ngjiti basamakët.
2. Parmak anës shkallëve. I bëj basamak shkallës. Basamakët e shkallëve.
3. Radhë gurësh mbajtës në dy anët e rrugës me kalldrëm. Basamaku i rrugës.
✱Sin.: shkallare, shkallë, shkallinë, shkallës, shkelëz, shkelëse.
PARMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Radhë shufrash prej hekuri, prej druri etj., me një brez të ngushtë përsipër, që vihen në anë të shkallës, të ballkonit etj. për t’u mbështetur ose që të mos bien njerëzit. Parmakë hekuri (druri). Parmakët e shkallës (e ballkonit). U mbështet në parmak.
2. Parvaz, pragu i dritares. Dritare me parmak. Vënë lule në parmak.
3. Kanata e dritares. Hap (mbyll) parmakët.
4. Radhë me çengela druri nën strehën e çatisë, ku varen veglat bujqësore. Vë kazmën (lopatën, belin) në parmak.
✱Sin.: kangjella, prag, basamak, gardhor, gardh, pahi.
SHKALLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Këmbëzat e shkallëve të një ndërtese, çdo këmbë e shkallës. Shkallare druri. Shkallarja e parë (e kreut, e fundit). Ngjit (zbres) disa shkallare njëherazi. Pushoi në një shkallare. Rrëzohem nga shkallarja.
2. Shkallë të një stadiumi, të një amfiteatri etj.; një radhë shkallësh një pas një. Brohoriti nga shkallaret e stadiumit (e amfiteatrit). Shkallaret ishin mbushur me spektatorë.
3. E dalë a e futur në sipërfaqen e pjerrët ose pingule të diçkaje, shkallë, kllapë. I ka bërë ca shkallare drurit.
✱Sin.: shkallinë, shkallore, shkallomë, shkallëz, shkallë, shkelc, shkelëse, shkelëz, këmbë, këmbëz, lak, kllapë, basamak, pet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë