Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bartha”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GRYKË

GRÝK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT [GRÝK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Pjesa e prapme e gojës, ku nis gypi i ushqimit dhe i frymëmarrjes, fyt; ana e përparme e qafës. dhemb gryka. Flet me grykë i nyjëton fjalët me timbër grykor. U ngop derigrykë hëngri tej mase.
2. sh. ~A, ~AT Pjesa e sipërme dhe e ngushtë e pushkës, e shishes, e një ene a e diçkaje tjetër; ana e ngushtë ku futet a del diçka. Gryka e shishes. Gryka e pusit. Gryka e thesit. Gryka e topit. Gryka zjarri (usht.) topa luftarakë.
3. bised. Gojë. E mbylli grykën.
4. sh., mjek., bised. Bajamet. I janë ënjtur grykët.
5. Këmishë, fustan a veshje tjetër e sipërme me jakëmbyllet; grykëse. Veshi grykën jakë, grykëz. Mbërtheu grykën.
6. sh. ~A, ~AT gjeogr. Vend i ngushtë dhe i thelluar midis dy maleve, ku mundkalohet ose ku zakonisht rrjedh një lumë a përrua; shteg mali; gji deti a liqeni midis brigjesh të larta; grykëderdhje. Gryka e Këlcyrës. Gryka shkëmbore. Gryka e Drinit.
7. Pjesa e sipërme e gjellës, e qumështit etj.: Gryka e qumështit ajka. I dha grykën e gjellës.
8. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta. Grykët e bardha (gryka e keqe, gryka e ligë) (mjek., bised.) difteria.
Sin.: lëfyt, rryl, gllup, fyt, çumbër, vetë, tytë, bajame, bartha, jakë, gji, derven, grykëderdhje, ajkë, shtizë, prag, fytas.
M’u *drokthgrykë (diçka). Iu *halëgrykë (në fyt) (diçka). M’u (një) *lëmsh (në grykë). M’u *nyjë (komb) në grykë (diçka). M’u *lak në grykë (në fyt) (diçka). M’u (një) *lëmsh (në grykë) (diçka). M’u (m’u mblodh, m’u lidh) *nyjë (në grykë) (diçka). M’u *xhumbë (në grykë) (diçka). Është futur derigrykë (dikush) ka marrë borxh shumë para ete shumë veta, është mbyturborxhe; është zhyturmaskarallëqe, është përziershumë punëpista, në poshtërsi etj.; është zhytur derithonj2. Grykë më (për) grykë fytafyt, fytas, grykas. (Bie shi) me grykë gjymi bie shi i madh, bie shumë shi; rrjedhin (kullojnë) qiejt. Gryka e kazanit pjesa më e mirë e gjellës; gjellë e zgjedhur; kund. fundi i kazanit. Me grykën e pushkës (e armëve) me luftëarmatosur, me kryengritjearmatosur; me dhunë. grykëvarrit shih buzëvarrit. Ha me dy gryka (dikush) është grykës i madh; është i pangopshëm, është lakmitar i madh; e ka fytingjatë. Iu hap gryka (dikujt) bised. e kapërcen një ndrydhje a shtrëngim dhe e ndien vetenlirëkërkojë diçka me këmbëngulje, të shajë etj.; iu hap (iu çel) goja. I hodhi (i vuri) *lakungrykë (në qafë) (dikujt). I hodhi (i vuri) *litaringrykë (në qafë) (dikujt). I hidhemgrykë (dikujt) i vërsulem, e sulmoj menjëherë; nuk e lë të vijojë më tej për diçka që nuk më pëlqen; i hidhem në fyt. Jam derigrykë. 1. Jam i ngopur me diçka, s’dua më, s’pranoj a s’duroj dot më shumë, nuk mbaj dot më shumë; jam deri në fyt. 2. Jam shumë i zënë, kam shumë punë, më mbytën punët e s’kam fare kohë për diçka tjetër; jam deri në fyt. Ështëgrykëtopit (dikush) është para një rrezikumadh; ështëgojëujkut. E kam *hallkëngrykë. E kam *lakungrykë (në qafë). E kam *litaringrykëqafë (në fyt). E kam *thikëngrykë (në fyt). *Kockëgrykë (në fyt). M’u lidhgrykë. 1. Më ngeci ushqimi e nuk përcillem dot më (nga tronditja, nga frika etj.); nuk më hahet, më iku fare dëshira për të ngrënë, m’u pre oreksi; ngeci (më mbeti) në grykë. 2. Më shkoi dëm diçka e pamerituar; e pësoj nga një veprim i keq, nuk e gëzoj atë për të cilën jam përpjekur që ta kem (zakonisht pa të drejtë); ngeci (më mbeti) në grykë; m’u lidh në fyt. Me *litargrykë (në qafë). M’u mblodh (m’u mbështoll) në grykë m’u krijua një ankth aq i madh sa po më mbyt, u mallëngjeva aq shumë sa më duket sikur kam diçkagrykë që më zë frymën. M’u mblodh (një) *lëmsh (në grykë). Jam mbushur derigrykë shih jam mbushur deri në fyt. Ia mbyll (ia zë) grykën (dikujt) keq. shih ia mbyll (ia zë) gojën (dikujt). E mbylli grykën (dikush) shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). ngeci (më mbeti) në grykë (diçka). 1. Nuk munda të flisja më, nuk arrita ta mbaroja fjalën; ngeci (më mbeti) në fyt; më ngeci (më mbeti) në gojë; m’u tha pështyma (në gojë, në fyt); m’u lak. 2. Nuk e gëzova diçkapamerituar, më doli më për keq, e pësova; m’u lidhgrykë; m’u halëgrykë (në fyt); më ngeci (më mbeti) në fyt. ngectëgrykë! mallk. shih zëntë fytin! mallk. Njom (lag) grykën shih njom (lag) gojën. Ma solligrykëpushkës. 1. (dikë). Ma nxorivendvolitshëm për ta vrarë, për ta goditur a për t’i bërë një të keqe tjetër; ma sollishteg. 2. (diçka). M’i përgatitigjitha kushtet e nevojshme që ta kryej lehtë një punë. M’u tha gryka (për diçka) shih m’u tha buza (për diçka). therigrykë (dikush) më bëri dëm të madh, më dëmtoi rëndë a më la pa gjë; preu krahët. *Thes me dy gryka përb. I ka vënë *duartgrykë (në fyt) (dikujt). I ka vënë *këmbëngrykë (në fyt) (dikujt). I vuri *shkelmingrykë (në fyt) (dikujt). I vuri *thikëngrykë (në fyt) (dikujt). I vuri *thonjtëgrykë (në fyt) (dikujt). Më ka ardhur te gryka (dikush a diçka) më ka mërzitur shumë, nuk e duroj dot. erdhigrykëpushkës (dikush) më erdhivendvolitshëm për ta vrarë, për ta goditur a për t’i bërë një të keqe tjetër; erdhishteg. erdhi mëlçiagrykë nuk duroj dot më, s’mbaj më, ka kaluar çdo kufi i durimit; kam neveri; erdhi (shpirti) në majëhundës. erdhën ngritën *zorrëtgrykë (në fyt). E zuri (e kapi, e mbërtheu) për gryke (dikë) shih e zuri (e kapi, e mbërtheu) për fyti (dikë). zëntë grykën! mallk. shih zëntë fytin! mallk. U zu (u kap) për gryke (me dikë) shih u zu (u kap) për fyti (me dikë). Iu zgjidh gryka e thesit (dikujt) filloi dikushflasë e të tregojëgjitha sa mbantefshehura, i derdhigjitha ç’mbante përbrenda; iu zgjidh gjuha.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.