Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGARKÚAR (i, e) mb. 1. Që ka një barrë në shpinë; që ka ngarkesë përsipër; kund. i shkarkuar. Kalë (gomar) i ngarkuar. Makinat e ngarkuara. Anije e ngarkuar me grurë.
2. I mbushur plot me diçka; i pasur me diçka. Mollë e ngarkuar (me kokrra). Pjergull e ngarkuar me rrush. Re të ngarkuara (me shi). Qiell i ngarkuar (me re).
3. fig. Që është shumë i zënë me punë; që ka punë tepër, jashtë mase. Nxënës shumë të ngarkuar. Vit i ngarkuar. Ishin shumë të ngarkuar me punë.
4. bised. Shtatzënë; me barrë; barrsë. Grua e ngarkuar.
5. fig. Që është i rënduar, që është në një situatë të vështirë. Trafik i ngarkuar. Situatë e ngarkuar me tension.
6. fig. I mbushur plot me ndjenja. Ndeshje e ngarkuar emocionalisht. Ishte e ngarkuar në ato momente, nuk të dëgjonte.
✱Sin.: i barrosur, i mbushur, i rëndë, i pazhdërvjellët, i pasur, i rënduar, i zënë, i besuar, i dhënë, shtatzënë, barrsë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë