Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barros”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARRIM
BARROJ

BARR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Barros.

BARROSEM

BARRÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr përsipër një barrë a një detyrë. U barros vetë nga e keqja.
2. pës. e BARRÓS1.

BARROSJE

BARRÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur barros dikë a kur barrosem; marrja mbi vete e një barre a e një detyre.
2. Ngarkim me barrëpanevojshme, mbingarkim. S’kishte moshë për barrosjetilla.

NGARKOJ

NGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë një barrë mbi një njeri, mbi një kafshë a mjet për ta çuar nga një vend në një tjetër; hedh mbi kurriz diçka për ta bartur; kund. shkarkoj. Ngarkoj kalin (mushkën, gomarin). Ngarkoj kamionin (karrocën, qerren). Ngarkoj rëndë (lehtë). Ngarkoj me mall. Ngarkoj anijen. Ngarkoj me dru (me trarë, me thasë). Ngarkoj thesin (bucelën, drutë) në kurriz.
2. fig. I vë si detyrë dikujt për të kryer një punë; caktoj dikë për të bërë diçka. I ngarkoi një punë (një detyrë). E ngarkuan punëkomunitet. E ngarkoi për të formuar qeverinë.
3. fig. I jap punë në një sasicaktuar. E ngarkojnë shumë me punë.
4. fig. Mbush diçka me gjëratepërta, të panevojshme ose që nuk janëdomosdoshme; kund. shkarkoj. E ka ngarkuar ca tekstin. Ngarkon kujtesën e nxënësve. E ka ngarkuar me shembujpanevojshëm (një libër mësimi). E ka ngarkuar shumë shtëpinë.
5. fig. Detyroj dikëbëjë shpenzimemëdha, të paguajë taksalarta etj. I ngarkonin me taksarënda. I ngarkoi barrën e shpenzimeve dikujt.
6. fig. Bëj përgjegjës dikë për një veprim a një punë; i vë faj dikujt për diçka, ia hedhkurriz; kund. shkarkoj. Ia ngarkoj fajin (gabimin, përgjegjësi në) dikujt. Ngarkoj me faj dikë.
7. Mbush një makinë, një furrë etj. me lëndën e parë ose me prodhimetpërpunon. Ngarkoj makinën shirëse (furrën).
8. elektr. Mbush me energji elektrike një bateri, një akumulator etj. duke e lidhur me një burim rryme; kund. shkarkoj. Ngarkoj bateritë (celularin, laptopin).
Sin.: rëndoj, mbrus, hipi, barros, barroj, jap, besoj, var, shtie, hedh, vë, caktoj, vesh, ngjesh, fajësoj, përplas, mbush, vras, detyroj.
I ngarkoi (i karikoi) *bateritë (dikush). Ngarkoi *hejbetë (dikush) iron. I ngarkoi (i mblodhi, i ngriti) *plaçkat (dikush) iron. E ngarkon *qafën (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.