Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr një barrë në kurriz për ta shpënë diku; kund. shkarkohem. U ngarkua me libra. Ngarkoheshin me dru.
2. vetv., vet. v. III Mbushet një gjë plot e përplot me diçka. Ngarkohen pemët me kokrra. U ngarkuan degët me borë. Tryeza ishte ngarkuar me të gjitha të mirat. Janë ngarkuar retë me elektricitet.
3. vetv., vet. v. III bised. Mbetet me barrë, mbetet shtatzënë (për gratë); mbarset. Është ngarkuar dhe do të lindë së shpejti.
4. vetv., keq. Largohem prej një mjedisi ku nuk ndihem mirë. Është mirë që të ngarkohem këndej. - A po ngarkohesh? a po ikën prej këtu?
5. pës. e NGARKÓJ. Detyrat që na ngarkohen. U ngarkua të përshëndeste në emër të institucionit.
✱Sin.: barrosem, rëndohem, barrohem, mbushem, zihem, mbarset.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë