Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barrëtor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARRËTOR

BARRËTÓR,~E mb. 1. mbart një barrë a një ngarkesëkurriz. U nisën pas kuajve barrëtorë.
2. fig. është përgjegjës për diçka. Barrëtor i botimitvepravedorëshkrim.

BARRËTOR

BARRËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mbart një barrë a një ngarkesëkurriz; hamall, bartës, mbartës, barrëtar. Barrëtor skele. Jastëk që e vënë barrëtorëtkurriz. Krahë barrëtori.
2. Ai që çon kafshët e ngarkuara me drithë për të bluarmulli; qiraxhi i karvanit. Po na vjen barrëtor i ri, / Na sjell grurin si flori, / Thuaja këngës, mullixhi. (folk.).
3. Përgjegjës për diçka, ai që është i detyruarjapë llogari për diçka që ka ndodhur; fajtor. Barrëtori i dasmës. Barrëtor për këtë jam unë.

HAMALL

HAM/ÁLL,~I m. sh. ~ÉJ, ~ÉJTË dhe ~AJ, ~AJTË bised. Punëtormbart, ngarkon a shkarkon një mall zakonisht me krahë; punëtor ngarkimi e shkarkimi, bartës. Hamejtë e skelës (e portit). Barra e hamallit. Punonte si hamall.
Sin.: bartës, mbartës, barrëtor.

MBARTËS

MBÁRTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Njeriumbart diçka me krahë; punëtormbart plaçka ose mallra, hamall, barrëtor. Mbartës qymyri.
2. Mjet, makinë ose çdo mjet tjetërshërben për të mbartur diçka. Ky mbartës peshash do të mbartë ngarkesa deri në 160 tonë.
3. Ai që është krijues dhe mbajtës i diçkaje; ai që ka në vetvete diçka; ai që shërben si përçues ose si ndërmjetës për mbartjen e diçkaje. Mbartësi i sëmundjes. Mbartës mikrobesh. Mbartës i kulturës (i gjuhës). Mjedisi fshatar shihet ende si mbartës i një mënyrejetesës që po zhduket.
4. drejt. Ai që ka pronësinë ose titullin ligjordiçkaje. Mbartësi i aksioneve do të jetë shteti.
5. kompj. Softuer ose kod mund funksionojë në dy a më shumë lloje kompjuterash me dy a më shumë lloje sistemesh operative.
Sin.: hamall, barrëtor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.