Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARITET

BARÍT/ET jovep., ~(u), ~UR vetv., vet. v. III Mbushet me bar, barohet.

BAROHET

BAR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Vishet me bar, mbulohet me bar, baron. Barohet mali. Iu baroftë oborri! (mallk.).
2. pës. e BARÓJ.
Sin.: blerohet, barsohet, bleriset, gjelbërohet.

BARON

BAR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Vishet me bar, mbulohet me bar; barohet, gjelbërohet. Baron mali (fusha).

BARSOHET

BARS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Barohet, baroset.
2. pës. e BARSÓJ.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.