Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARKMBÚSHUR mb. 1. I ngopur, barkplot, barkngopur; kund. barkzbrazur. Ishte barkmbushur.
2. fig. I pasur, i kamur; që të peshon me flori.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Barkmbushuri s'i beson barkzbrazurit. (fj. u.). Barkmbushuri s’e kujton barkzbrazurin. (fj. u.).
BARKNGÓPUR mb. 1. Që ka ngrënë shumë, që e ka barkun të ngopur; barkplot; kund. barkbosh, barkzbrazur, barkzgropur. Fëmijë barkngopur.
2. I pasur, i kamur; që ka mall e gjë, bletë e vulosur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Sa t'i bjerë ndërmend barkngopurit, i ka dalë shpirti barkzgropurit. (fj. u.). S'pyet barkngopuri për barkzgropurin. (fj. u.).
BARKTHÁTË mb. 1. Që e ka barkun fare të zbrazur, i pangrënë; i uritur. Ishin barkthatë.
2. Barkdërrasë, barkpetë.
3. Që nuk ka shëndet të mirë, shumë i dobët e shëndetlig (nga të pangrënët, nga ndonjë sëmundje etj.); që s’mbahet dot më këmbë, me gjysmë shpirti. Kish mbetur barkthatë e zhele-zhele.
4. keq. Që nuk lind dot fëmijë, shterpë, barkshuar (për gruan). Grua barkthatë.
✱Sin.: i pangrënë, i uritur, i zijosur, barkpangopur, barktharë, barkzbrazur, barkbosh, barkdërrasë, zorrëtharë, zorrëbosh.
BARKZBRÁZUR mb. 1. Që e ka barkun të zbrazët; që nuk ka ngrënë asgjë, i uritur, i pangrënë; barkbosh; kund. barkplot, barkngopur, barkmbushur. Barkzbrazur e brekëçjerrë. Mbeti barkzbrazur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
BARKZBRÁZËT mb. Barkzbrazur.
BARKZGRÓPUR mb., bised. 1. Barkzbrazur; kund. barkmbushur, barkngopur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Barkngrohti s’ia di për barkzgropurin. (fj. u.).
BYTHËGRÍSUR mb., bised. 1. I rreckosur, bythëçjerrë. Barkzbrazur e bythëgrisur, / Punon vetëm për të tjerë. (folk.).
2. fig. Shumë i varfër, i këputur, bythëçjerrë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Punën më të madhe e bënin ata, “bythëgrisurit”
PANGRË́NË (i, e) mb. Që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; që vuan vazhdimisht nga uria, i ushqyer keq; kund. i ngrënë. Fëmijë i pangrënë. I paveshur dhe i pangrënë.
✱Sin.: barkbosh, barkzbrazur, barkzbrazët, barkzgropur, zorrëbosh, zorrëthatë, gojëthatë, i thashëm, i esëllt, i uritur, i paushqyer, i pangopur.
URÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka a që ndien uri; që nuk ka ngrënë; i pangopur; kund. i ngopur. Fëmijë i uritur. Bishë e uritur. Ishte i uritur. Ngriheshin të uritur nga sofra.
2. Që shpreh nevojën për të ngrënë, që tregon se ka uri. Me sy të uritur. Ndihem i uritur.
3. fig. Që ka etje të madhe për diçka, i etshëm. I uritur për punë. I uritur për dije.
✱Sin.: i urët, i urëtuar, i urishëm, i pangrënë, i panginjur, barkzbrazur, barkshuar, barkthatë, barktharë, barkdërrasë, barkzgopur, barkbosh, zorrëtharë, gojëtharë, gojëthatë, grykëtharë, barkbosh, sharrnjyer, i etur, i etshëm, i djegur i varfër.
VÁRFËR (i, e) mb. 1. Që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, që nuk ka të hajë e të vishet, që rron në varfëri e në mjerim; kund. i pasur. Njeri i varfër. Familje e varfër. Është i varfër. Fshatar i varfër. Bënte një jetë të varfër.
2. Që përmban fare pak lëndë të dobishme; që nuk është pjellor, joprodhues; që ka pak të ardhura e prodhime; kund. i pasur. Mineral i varfër. Toka të varfra. Vend i varfër
3. Që është në sasi fare të pakët, i pamjaftueshëm; që ka cilësi të dobët; kund. i pasur. Ushqim i varfër. Mish i varfër mish i dobët e fare pa dhjamë.
4. Që ka mungesa të mëdha, që s'ka gjëra të mira, i mjerë; varfanjak. Jetë e varfër. Familje e varfër.
5. fig. Që ka shumë mungesa, që nuk është i pasur në përmbajtje; që ka pak vlerë, i parëndësishëm. Ide (fantazi) e varfër. I varfër në mendime.
✱Sin.: skamës, skamnor, i skamur, i vobektë, fukara, i shkretë, i gjorë, fakir, barkzbrazur, barkthatë, pabukës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë