Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barkverdhë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKVERDHË

BARKVÉRDHË mb. 1. Që e ka barkunverdhë. Bretkosa barkverdhë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

BRETKOSË

BRETKÓS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Rana) Kafshë e vogël me ngjyrëmurrme a të gjelbër, me këmbët e prapmegjata, që ecën duke kërcyer dhemundjetojë në ujë dhetokë. Bretkosë e gjelbër. Bretkosë bari. Zë bretkose. Tufë bretkosash. Këndojnë (kuakin) bretkosat. Stil bretkosë (sport.) mënyrë të notuari si bretkosë, duke i lëvizur anash me hapjegjerë këmbët dhe duart brenda në ujë. S’këndon bretkosa në të thatë. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje bretkosash. Bretkosë barkverdhë (lat. Bombina variegata) bretkosë me një gjatësi deripesë cm, me kurrizashpër e të murrmë me pika ngjyrë kafe, me barkun dhe anët e brendshmekëmbëve me ngjyrëverdhë me pikazeza, që hasetpjesën më të madheEvropës. Bretkosë e dejeve (lat. Rana esculenta) bretkosë e gjelbërhahet. Bretkosë e drurëve (lat. Hyla arborea) bretkosë e gjatë katër-pesë cm, me këmbë më të gjata se bretkosa e zakonshme, me kurriz zakonishtgjelbër ose të përhimë, me barkbardhë e me vijazeza në të dyja anët. Bretkosë e gjelbër (lat. Pelophylax esculentus) bretkosë e zakonshme e Evropës. Bretkosë jeshile (lat. Hyla arborea) bretkosë e drurëve. Bretkosë kërcimtare (lat. Rana dalmatina) bretkosë e gjatë deritetë cm, me kurrizngjyrë kafeçelur, me barkbardhë, me këmbë shumëgjata, që mundkërcejë deri në dy metra. Bretkosë e leshterikut (lat. Rana lessonae) bretkosë e pellgjeve e përhapur në Evropë. Bretkosë e përrenjve (lat. Rana graeca) bretkosë petashuqe me kurriz ngjyrë kafe, që jetonujëraëmbla dhelivadheviseve të Ballkanit. Bretkosë e zakonshme (lat. Rana ridibunda) bretkosë shumë e ngjashme me bretkosën e dejeve.
Sin.: breqe, çallkatore, çapërkosë, çapriskë, shapulicë, barkbardhë, zhabë.

PIKTH

PIKTH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. Qukapik.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pikthash: Pikthi gushëbardhë (lat. Piculus leucolaernus). Pikthi gushëverdhë (lat. (lat. Picuius flavigula). Pikthi krahëkuq (lat. Piculus simplex). Pikthi i luleve (lat. Dicaeum cruentatum). Pikthi barkverdhë i luleve (lat. Dicaeum chrysorrheum). Pikthi gushëbardhë i luleve (lat. Dicaeum vincens). Pikthi gjoksverdhë i luleve (lat. Prionochilus maculatus). Pikthi kërbishteverdhë i luleve (lat. Prionochilus xanthopygius). Pikthi sqeptrashë i luleve (lat. Dicaeum agile). Pikthi i qeve (lat. Buphagus). Pikthi sqepkuq i qeve (lat. Buphagus erythrorhynchus). Pikthi sqepverdhë i qeve (lat. Buphagus africanus). Pikthi i thneglave (lat. Parmoptila woodhousei). Pikthi i verdhë qukapiku i përhimë. Pikthi i veshtullës (lat. Dicaeuni hirundinaceum) zogu i veshtullës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.