Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARKPÉTË mb. 1. Që e ka barkun të sheshtë si petë; kund. barkfryrë. Pashë dy burra: një barkmadh e një barkpetë.
2. Me stomakun bosh, i pangrënë, i uritur, që i këndojnë zorrët.
3. Që s’ka gjë prej gjëje, që është shumë i varfër, me një gjysmë opinge.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Barkpeta s’ka takat për punë. (fj. u.).
BARKTHÁTË mb. 1. Që e ka barkun fare të zbrazur, i pangrënë; i uritur. Ishin barkthatë.
2. Barkdërrasë, barkpetë.
3. Që nuk ka shëndet të mirë, shumë i dobët e shëndetlig (nga të pangrënët, nga ndonjë sëmundje etj.); që s’mbahet dot më këmbë, me gjysmë shpirti. Kish mbetur barkthatë e zhele-zhele.
4. keq. Që nuk lind dot fëmijë, shterpë, barkshuar (për gruan). Grua barkthatë.
✱Sin.: i pangrënë, i uritur, i zijosur, barkpangopur, barktharë, barkzbrazur, barkbosh, barkdërrasë, zorrëtharë, zorrëbosh.
PETÁK,~E mb. 1. Që është i shtypur nga të dyja anët si petë, petashuq, rrasik. Gur petak. Peshk petak. Fjalë petake fjalë që zënë vend. Me kokë petake.
2. fig. Që është shtatlartë dhe i dobët, barkpetë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: petashuq, rrasik, i rrasët, i shtypur, kryepetak, petëkrenç, barkpetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë