Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barkngopur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKMBUSHUR

BARKMBÚSHUR mb. 1. I ngopur, barkplot, barkngopur; kund. barkzbrazur. Ishte barkmbushur.
2. fig. I pasur, i kamur; që të peshon me flori.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Barkmbushuri s'i beson barkzbrazurit. (fj. u.). Barkmbushuri s’e kujton barkzbrazurin. (fj. u.).

BARKNGIMË
BARKNGINJUR

BARKNGÍNJUR mb. 1. Barkngopur. Edhe kuleçtë pa cimbidhur, edhe baloja barknginjur. (fj. u.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Barknginjuri s’ia di barkuntit. (fj. u.).

BARKNGOPUR

BARKNGÓPUR mb. 1. Që ka ngrënë shumë, që e ka barkunngopur; barkplot; kund. barkbosh, barkzbrazur, barkzgropur. Fëmijë barkngopur.
2. I pasur, i kamur; që ka mall e gjë, bletë e vulosur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Sa t'i bjerë ndërmend barkngopurit, i ka dalë shpirti barkzgropurit. (fj. u.). S'pyet barkngopuri për barkzgropurin. (fj. u.).

BARKPANGOPUR

BARKPANGÓPUR mb. 1. Që nuk e ka ngopur barkun kurrë me bukë, që nuk ka pasur për të ngrënë sa duhet; i pangopur, i uritur; i varfër, varfanjak; kund. barkngopur. Barkpangopur e shkoi jetën.
2. Që nuk ngopetngrëni, që nuk ndienngopur, i pangopshëm, hamës i madh; barkshpuar, barkthes, barklubi.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

BARKZGROPUR

BARKZGRÓPUR mb., bised. 1. Barkzbrazur; kund. barkmbushur, barkngopur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Barkngrohti s’ia di për barkzgropurin. (fj. u.).

BUZËNJOMUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.