Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barkderr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKMADH

BARKMÁDH,~E mb., bised. 1. Që e ka barkunmadh; barkbuall. Vozë (barkë, shishe) barkmadhe.
2. Me trupngjallur e me barkkërcyer. Njeri barkmadh. Barkmadh e këmbëcingël.
3. Që ha shumë, grykës, i babëzitur.
4. fig., keq. pasurohetkurriz të të tjerëve; parazit. Matrapazë barkmëdhenj.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Barkmëdhenjtë e pangopur.
Sin.: barkaçok, barkalaq, barkbardhak, barkdaulle, barkbuall, barkderr, barkthi, barkhambar, barkzhabë, bushiq, mullëmadh, barkledh, barkvozë.

BARKTHI

BARKTHÍ mb. keq. 1. Barkderr, barkmadh.
2. Që e ka stomakunfortë e ha çdo gjë; grykës, babëziar.
3. si em. m. Sipas kuptimevembiemrit. Sfilitet fatziu dhe ha barkthiu. (fj. u.).

BUKËNGRËNËS

BUKËNGRËNËS,~E mb., keq. 1. Që ha shumë bukë, i pangopur, barkderr. Djalë bukëngrënës.
2. rronkurrizdikujt, që jeton me djersën e të tjerëve; parazit.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Bukëngrënësit e fukarenjve.

DANGALL
PANGOPSHËM

PANGÓPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ha e pi pa masë, që nuk ka të ngopur kurrë, makut, grykës.
2. fig., keq. Që nuk është i kënaqur asnjëherë me atë që ka ose me atë që ka arritur; që është gjithnjë i etur për pasuri e mall. Njeri i pangopshëm.
Sin.: i pangopur, i pangishëm, i panginjur, grykës, makut, i pakorë, i babëzitur, babëziar, barkpangopur, barkashor, barkshpuar, barkaç, barklubi, barkthes, barkderr, barkdosë, lubi, sypangopur, syurët, sylugat.

PAÇADERR

PAÇADÉRR,~E mb. 1. Barkmadh, barkderr, barkhambar. Plak paçaderr.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Nuk ka të ngopur paçaderri. E la (e ndau) paçaderren.

ZHABËDERR

ZHABËDÉRR,~E mb., shar. 1. Barkderr. - Ç’zhabëderr i pangopur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

ZHDËP

ZHDËP vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. I japhajë me tepri dikujt, e dend, e ngjesh, e ngop mirë me të ngrëna, ia bëj barkun daulle. E zhdëpi me mish. - Pa ta shohim se si e futibostan dhe e zhdëpi me pjepra e me shalqinj E kishin bërë me fjalë që ta zhdëpnin sa të pëlciste këtë barkderr. (folk.).
2. fig. E rrah fort dikë, e shemb, e shqep, ia dha veshëtdorë, e bëri peshk. E zhdëpi mirë. E zhdëpi në dru (me grushte, me shqelma). I zhdëpën mirë me gola. Ta kem ta zhdëp mirë e mirë. - Më t’i hyri, ku të dhemb e ku të djeg, e zhdëpidajak. (folk.).
3. fig. E qortoj rëndë; godas fort. E zhdëpën me kritika. Kur vjen puna për a zhdëpur dikë me të shara, e bëjmë me mish e me shpirt.
Sin.: dend, ngjesh, ngop, fryj, barkos, rrah, shemb, shqep, shqyej, kalb, ënjt, zhap, zhulat, zdap, kashtos, zdapulloj, gdhend, shkalavesh, kopanis.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.