Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barkashore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKASHOR

BARKASHÓR,~E mb. 1. Që e ka barkun pak si të madh, barkmadh, barkalec; kund. barkpetë. Fëmijë barkashor.
2. Që ka lëshuar bark, që vjen si me bark. Qyp barkashor. Vorbë (bucelë) barkashore. Bostan barkashor.
3. keq. I pangopur, grykës; i babëzitur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 3 të mbiemrit.

BARKAÇE

BARKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Barkashore. Barkaçe me mjaltë.

BARKIÇ

BARKÍÇ,~E mb. 1. Mullac1. Djalë barkiç.
2.vjen si me bark, barkashore (kryesisht për enët). Poçe (gotë) barkiçe. Enë barkiçe.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. E mbushi barkiçen.

BARKORE
BARKOSHE

BARKÓSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua barkmadhe. Ngjante me një barkoshe.
2. Barkashore. U thye barkoshja.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.