Fjalori

Rezultate në përkufizime për “barkashor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARKASHOR

BARKASHÓR,~E mb. 1. Që e ka barkun pak si të madh, barkmadh, barkalec; kund. barkpetë. Fëmijë barkashor.
2. Që ka lëshuar bark, që vjen si me bark. Qyp barkashor. Vorbë (bucelë) barkashore. Bostan barkashor.
3. keq. I pangopur, grykës; i babëzitur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 3 të mbiemrit.

BARKUAR
PANGOPSHËM

PANGÓPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ha e pi pa masë, që nuk ka të ngopur kurrë, makut, grykës.
2. fig., keq. Që nuk është i kënaqur asnjëherë me atë që ka ose me atë që ka arritur; që është gjithnjë i etur për pasuri e mall. Njeri i pangopshëm.
Sin.: i pangopur, i pangishëm, i panginjur, grykës, makut, i pakorë, i babëzitur, babëziar, barkpangopur, barkashor, barkshpuar, barkaç, barklubi, barkthes, barkderr, barkdosë, lubi, sypangopur, syurët, sylugat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.