Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARIBÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Turdus pilaris) Mullibardhë. Bariboja këndon në të aguar dita.
TÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Turdus) Lloj mëllenje, me sqep të drejtë me ngjyrë të verdhë, me pupla të zeza e me lara të bardha në trup që jeton në tufë e që këndon bukur.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje tushash: Tusha afrikane (lat. Turdus pelios) lloj tushe shumë e përhapur në kontinentin afrikan që ushqehet me kandra, krimba e fruta. Tusha bishtkuqe (lat. Monticola saxatilis) lloj tushe me bisht të kuqërremë që jeton në shpate shkëmbinjsh dhe në lëndina me lartësi detare të mëdha (mbi 1500 m). Tusha e përhimtë (lat. Turdus pilaris) bariboja, cërrja e fushës. Tusha e madhe e fushës (lat. Turdus pilaris). Tusha e mështeknës (lat. Turdus pilaris). Tusha japoneze (lat. Turdus cardis) lloj tushe që rritet kryesisht në Japoni dhe në Kinë. Tusha e malit (lat. Turdus naumani eunomus) lloj tushe me pupla të përhime që rron më shumë në male.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë